Koncentrat Nga Interneti #2

by Einar

Post image for Koncentrat Nga Interneti #2

Ky është një vazhdim i rubrikës Koncentrat Nga Interneti! Sot do ju prezantojmë me disa faqe të reja (besoj për shumicën nga ju) të cilat janë mjaft të nevojshme dhe besoj që do përmirësojnë sadopak qëndrimin/eksperiencën tuaj në internet.

StereoMood

StereoMood

IStereoMood.com
StereoMood është një radio interneti ku mund të dëgjosh muzikë falas, një radio inteligjente e cila të sugjeron muzikën sipas gjëndjes shpirtërore të momentit. Mund të thuhet që është më shumë se një radio online, është një shërbim i cili të lejon të përjetosh emocionet nëpërmjet muzikës.

Ninite

Ninite

IINinite.com
Ninite është mënyra më e thjeshtë për të instaluar programet! Nëse jeni në kërkim të programeve bazë për kompjuterin tuaj, nëse sapo keni bërë një riformatim të kompjuterit atëherë Ninite është shërbimi që po kërkoni. Me një proçedurë shumë të thjeshtë instalimi, në pak momente kompjuteri juaj do jetë i gatshëm dhe operativ. Nuk ju kërkon të krijoni llogari me ta, nuk instalon toolbars që zakonisht shoqërohen me programet e ndryshme gjithashtu në çdo moment keni në dispozicion versionet e fundit të programeve që dëshironi! Shumë i nevojshëm!

Zamzar

Zamzar

IIIZamzar.com
Dëshironi të konvertoni file të ndryshme? Në ndihmë ju vjen zamzar! Mundësitë që ofron janë të pafundme. Mund të konvertoni gati çdo lloj file/formati (5 njëkohësisht pa krijuar llogari, 20 nëse krijoni llogari me zamzar) i cili pas përfundimit të proçesit konvertues ju dërgohet tek emaili juaj. Për llogaritë falas limiti i fileve është në 100Mb, nëse krijoni llogari me ta limiti rritet në 1Gb!

Cuevana

Cuevana

IVCuevana.tv
Cuevana është një faqe e cila ju ofron në stream, nga fonte të ndryshme, filmat dhe serialet e fundit! Në varësi të browserit që përdorni do ju kërkohet të instaloni një Addon (per firefox), extension (për Chrome & Safari) dhe pastaj jeni të gatshëm të përdorni faqen e tyre për të parë atë që dëshironi në stream.

SkreemR

SkreemR

VSkreemR.com
SkreemR është një motor kërkimi, për këngë mp3, i cili ju jep mundësinë ti shkarkoni ato në kompjuterin tuaj! Shërbimi duket goxha interesant dhe shumë i shpejtë. Nëse kërkoni këngët do vini re që ju ofrohen burime të ndryshme nga ku mund të shkarkoni këngët që ju pëlqejnë.

PopUrls

PopUrls

VIPopUrls.com
PopUrls është një agregues linkesh. Agregohen/mblidhen linket më interesante të internetit në një faqe të vetme nga burime të ndryshme si: twitter, digg, reddit, delicious, fark, youtube, flickr, etj. Për të qënë i informuar me lajmet më të fundit dhe më të rëndësishme është një faqe që duhet mbajtur pranë pasi do vini re që këtë funksion e kryen shumë mirë.

{ 4 comments… read them below or add one }

Valmir March 22, 2011 at 7:50 pm

Linqe vertete te nevojshme, sidomos ajo Stereo Radio, fantastike. Per disa te tjera kam degjuar edhe me heret. Shpresoj qe te vazhdoni te shkruani edhe me tej ne kete kategori/

Reply

Einar March 23, 2011 at 8:06 pm

Stereomood e vizitoj shpesh.. me pelqen shume dhe mua,,, 🙂

PS: Do mundohem ta vazhdoj si rubrike besoj se eshte goxha interesante.

Reply

Familja March 23, 2011 at 4:33 am

Hera e tret qe po e postoje, faleminderit per listen por mua me hyne me shume ne pune ninite per arsye se beje shpesh here format 😛

Reply

Einar March 23, 2011 at 8:05 pm

I kishte bllokuar Akismet komentet e meparshme…

Linkun qe doje te vendosje e therret plugini “Comment Love” 😉 nuk ke pse e vendos tek emri.

Ninite eshte me te vertete sherbim interesant dhe i nevojshem…

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: