Koncentrat nga Interneti #1

by psaraci

esenca nga internetiKy artikull inauguron një rubrikë të re në blogun Eklipsi. Kjo rubrikë synon të japë një koncentrat tepër të vogël shkëputur nga interneti. Në këtë seri artikujsh do të gjeni adresa interesante të cilat do të jenë informative, argëtuese, edukative, mbase dhe të nevojshme për disa nga ju. Adresat të publikuara këtu do jenë të verifikuara nga ana e sigurisë, të arritura nga ana teknike dhe sa më cilësore në materialet e tyre.

ted Ited.com
TED (Technology, Entertainment, Design), është një fondacion akademik jo fitim-prures që organizon çdo vit një konferencë ku personalitete dhe specialistë të lartë të fushave të ndryshme të shkencës, politikës, biznesit etj prezantojnë ide të reja gjeniale në fushën e tyre. Ide-të të prezantuara në Ted përveç gjenialitetit që kanë, synojnë të arrijnë një përmisim apo zhvillim në shoqërinë tonë njerëzore.

lumosity IIhttp://www.lumosity.com/
Doni të bëheni më të zgjuar? Më të shkathët? Doni që mendja juaj të arrijë nivele të larta arsyetimi, llogjikimi apo thjesht dhe përpunimi? Atëherë kjo është faqja që duhet ta vizitoni për ditë. Trajnimet që ofrohen në këtë faqe janë bazuar në kërkime moderne shkencore të vërtetuara për rezultatet e tyre.

grooveshark IIIlisten.grooveshark.com
Nqs muzika është pasion përditshëm atëhere këtë faqe duhet ta bëni pjesë të saj. Në këtë faqe mund të kërkoni të gjitha këngët që ju keni dëshirë dhe ti dëgjoni në një cilësi tepër të lartë. Opsionet që kjo faqe ofron janë të shumta, duke përmëndur këtu mundësinë për playlists, apo një listë me këngët tuaja të preferuara, të ndani këngët me shoqërinë tuaj.
Nga shumë opsione të tjera, duhet përmendur këtu opsioni Autoplay, ku ju mund ta nisni ritmin e muzikes tuaj me një këngë të preferuar dhe me pas Autoplay do të vazhdojë të luajë këngë të të njëjtit stil.

We Feel Fine IVhttp://www.wefeelfine.org/
Një faqe tepër interesante sidomos nga ana statistikore për ata që merren me fenomene sociale në përgjithësi apo në
veçanti ato të lidhura me internetin. Kjo faqe jep një paraqitje tepër interaktive dhe tepër mbresëlënse të ndjenjave të shprehura nga njerëz nga e gjithë bota nëpër faqe të ndryshme të internetit. Pra, kjo faqe arrin të kërkojë në gjithë internetin për shkrime te ndryshme nga njerëz të ndryshëm ku shprehen për ndjenjat e tyre. Tepër interesante.

universe Vhttp://universe.daylife.com/
Eshtë tepër gjeniale mënyra se si një bazë të dhënash gjigande ku mbarten informacione dhe detaje rreth çdo aspekti
që lidhet me botën apo universin tone. Pra këtu gjenden informacione nga më të ndryshmet por mënyra se si ato paraqiten
është e këndshme, shume funksionale dhe ku mund të përqëndrohesh apo dhe të humbësh në një aspekt apo çfarë do lloj gjëje që keni ju në mëndje. Kjo faqe më saktë është një sistem që kërkon vazhdimisht materiale në internet duke i sistemuar dhe kategorizuar ato. Përveç funksionalitetit të larmishëm, kjo faqe është e thjeshtë për tu përdorur, thjesht kërko atë që keni në mëndjen tuaj dhe do tju paraqitet një univers me të dhëna ku ju mund te navigoni lehtësisht. Në qendër të këtij universi është ajo çfarë ju kërkuat por në çdo kohë ju mund të zgjidhni diçka tjetër për të vënë në qendër të tij.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: