Kompjuteri juaj eshte ne gjendje te luaje lojrat e fundit ?

by Denisi

canyouruniteklipsiLojrat e fundit qe po dalin ne treg jane gjithmone dhe me cilesore ne aspektin grafik apo te nevojave qe kane per tu luajtur.Te gjithe kane deshire te dine paraprakisht , para se ta instalojne , nese do e kene te mundur ta luajne lojen apo jo.

Can You Run It? ofron nje sherbim shume te nevojshem , i cili teston kompjuterin tuaj nese e ka apo jo te mundur te luaje lojrat e fundit , duke krahasuar kerkesat e lojes me versionet e hardware-ve qe perdorni ne kompjuter ju. Ky sherbim gjithashtu do ju tregoje ku qendrojne problemet nese nuk e luani dot lojen. Ju tregon edhe se cila pjese e kompjuterit ka nevoje per nje upgrade.

Si ta perdorni

Thjesht selektoni lojen te cilen deshironi te kontrolloni. Ketu kemi te selektuar CoD5. Pasi ta selektoni klikoni ne butonin Can You Run It?.

canyourunitsseklipsi

Pasi te klikoni ne buton , do ju kerkohet te instaloni nje plugin te javas qe adresa te kete te mundur te kontrolloje si duhet specifikat e sistemit tuaj. Eshte nje instalim i sigurte , dhe shume i shpejte. Pas instalimit , do duhen edhe disa sekonda qe te behen testimet ne kompjuterin tuaj.

Rezultatet

canyourunitresultseklipsi

Ashtu si parashikohej , laptopi yne nuk eshte i duhur per lojrat e reja. Eshte nje laptop i mire por jo i ndertuar per te luajtur lojra. Pjesa me e lezetshme e rezultateve jane detajet qe keni te mundur te shikoni. Aty mund te shikoni se cila pjese e kompjuterit ka nevoje per upgrade , ne rastin tone karta grafike nuk e pranon kete loje pra nuk eshte e mundur te luhet ne laptopin tone.

canyourunitstatseklipsi

Duke patur te qarte qe vetem karta grafike nuk na lejon te luajme , e kemi me te lehte te bejme upgrade vetem ate pjese jo te gjitha. Ne kete menyre shpenzimet do jene me te limituara ne upgrade qe do beni.

Cfare lojrash mund te luani ? nese thoni Crysis , duhen te na tregoni provat…. 🙂

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: