Komentet dhe Anonimiteti!?

by Einar

Komentet

Dy lajme interesante ditët e fundit më tërhoqen vëmëndjen! Në të parin mësojmë se në Brazil një gjykatë ka dënuar Google të paguajë një dëmshpërblim prej 8.500 $ për disa komente që janë shkruar nga një përdorues i Rrjetit social Orkut (Pronësi e Google), duke ofenduar dhe akuzuar një prift vendas për pedofili (tema në fjalë është shumë delikate)! Në lajmin e dytë gazeta New York Times shkruan mbi politikën e re që do ndjekë për komentuesit në versionin online të kësaj gazete!

Ku ndodhet bota e Internetit shqiptar? Në çfarë niveli jemi? Para disa ditësh ishte pikërisht Kryeministri Shqiptar i cili lajmëroi në një ditë të rëndësishme për botën IT shqiptare, që synimi i Shtetit Shqiptar ishte pajisja masive me Internet (bandë të gjerë) të popullit! (Personalisht mendoj që nëse arrihet do ishte një plus i madh për ne)! Lajm që presupozon një rritje të ndjeshme të përdoruesve të Internetit në Shqipëri.

Mjafton një vizitë e vogël te disa nga mediat online më të mëdha Shqiptare si BalkanWeb, Shekulli apo Korrieri për ta parë nivelin/gjendjen e komenteve, akuza nga më të ndryshmet, ofendime nga me ordineret (të cilat derisa/nëse tutelohen nga moderatorët janë lexuar nga një numër i konsiderueshëm vizitorësh)!

Mund të thoni që është një formë tutele “anonimiteti”, pasi shumë informacione jane delikate dhe nuk mund të thuhen pa patur pasoja, pasi demokracia jonë është tepër e brishtë dhe lejimi i shkrimit të mendimeve tuaja duke u fshehur pas nofkave është diçka pozitive, kur ndërkohë lexon vetëm ofendime dhe sharje nga më të rëndomtat (personalisht mendoj qe eshte gje e gabuar)! Sidoqoftë është diçka negative për faqen që lejon komente të tilla, lajmet tek ata i lexojne mijëra persona online, një gjë është akuza e përgjithshme dhe diçka tjetër është ajo e përdorimit te “Emer Mbiemër” për të akuzuar dikë në mënyrë të drejtpërdrejtë!

Koment nga gazeta shekulli online

Koment nga gazeta shekulli online

Koment ne faqen BalkanWeb

Koment ne faqen BalkanWeb

Koment tek gazeta Korrieri Online

Koment tek gazeta Korrieri Online

Një të nesërme mos të ju duket diçka e çuditshme kur një denoncim i mirëfilltë të trokasë në dyert e “Gazetave Shqiptare” apo përfaqesuesve zyrtarë të këtyre faqeve që lejojnë lexuesit të bëjnë (komente) akuza të tilla, për arsyen se i lejojnë ato!

Tashmë të vësh në dyshim potencialin e Internetit dhe Rrjeteve Sociale do ishte një nënvleftësim banal, një koment brënda disa orëve mund të marrë përmasa të mëdha dhe të shpërndahet me një shpejtësi të paimagjinuar në Interneto-sferë, duke dëmtuar imazhin e X apo Y individi!

Çfarë masash do marrin këto media të mbrojnë veten e tyre një të nesërme nga akuza, si ajo ndaj Google? Si do përballojnë fluksin e vizitorëve Shqiptarë që po rritet dita ditës, të cilët do jenë të etur të japin mendimet e tyre ne formë anonime ndoshta? Do luajnë ndonjë rol edukues apo jo, ato si media? Kanë menduar që ndoshta duhet te krijojnë një rregullore edhe për komentet?

Nëse po! Duhet të jetë diçka vizive, diçka e thjeshtë për tu kuptuar! Duhet te gjejnë një menyrë funksionale për ta bërë, mund të lejojnë komentet vetëm nga persona të cilët regjistrohen dhe përdorin “Emer Mbiemër” të vërtetë në komente, mund të moderojnë komentet para se të postohen!

Një shembull konkret, ku disa rregulla elementare janë vizive dhe komentuesi lajmërohet para se të komentojë, është ShtypiDites.com!

Shtypidites.com Pamje vizive e tutelimit

Shtypidites.com Pamje vizive e tutelimit

imazhi nga: geishaboy500

{ 1 comment… read it below or add one }

vani May 1, 2010 at 8:09 am

🙂

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: