KMPlayer nje alternative tjeter, Falas

by Einar

KMPlayer

KMPlayer

Ekzistojnë me mijëra programe, “Media Players”, të cilët ju ofrojnë mundësinë për të parë video në kompjuterin tuaj. Nga ky numër i madh programesh kam zgjedhur një të cilin përdor personalisht dhe mendoj që është më i mirë se të tjerët.

Bëhet fjalë për programin KMPlayer, avantazhi më i madh që ky program ofron është aftesia të kursejë një sasi të madhe të RAM dhe të CPU, pra resurseve të sistemit. KMPlayer gjithashtu mbulon një sasi të madhe të Video Formateve.

Opsione të tjera karakterizojnë këtë Player, si mundësia e përdorimit të titrave dhe në veçanti ajo e regjistrimit të, programeve në stream që ndiqni në internet. Këto dhe opsione të tjera e bëjnë KMPlayer një program të shkëlqyer për të parë Video.

Më poshtë do kemi disa shpjegime më të zgjeruara rreth këtij Playeri.

Kompatibilitet i madh.

Nëse keni ndonjë video, të cilën keni vështirësi ta hapni me programet e tjera, atëhere përdorni KMPlayer për ta parë.

Ai përfshin të gjithë kodekët dhe dekoderat e nevojshëm. Kjo ju kursen kohën në kërkimin e kodekëve të ndryshëm në internet.

KMPlayer është i aftë të hapë një sasi të madhe video formatesh të cilat përfshijne VCD, DVD, AVI, MKV, Ogg, OGM, 3GP, MPEG-1/2/4, WMV, Real Media, Quick Time etj.

Gjithashtu është i aftë të riprodhojë edhe file të korruptuar apo të pakompletuar.

KMPlayer nuk është i aftë të ofrojë pjesët që mungojnë nga një video (asnjë player nuk e bën dot këtë gjë), por ështe i aftë të riprodhojë pjesët që ndodhen në kompjuterin tuaj. Mund të riprodhojë edhe Klipet e korruptuara (opsion shumë i nevojshëm).

Rregullimi i cilesise se Videos.

Të jep mundësinë për të kontrolluar kontrastin, qartësinë e detajeve, dritën. Perveç kësaj mund të ndryshoni edhe ngjyrat e videos sipas dëshires, dhe të rrotulloni videon. mund të ndryshoni edhe shpejtësinë, playback të videos.

Opsionet e KMPlayer

Opsionet e KMPlayer

Opsionet video të KMPlayer

KMPlayer të ofron mundësine e shikimit dhe dëgjimit të videove dhe radiove që bëhen stream në internet. Mund të zgjedhësh edhe kodekun që dëshiron të përdoret nga playeri, dhe të shikosh edhe formate të kompresuara në RAR apo ZIP pa e bërë ekstrakt.

Pamja e KMPlayer.

Përveç faktit që KMPlayer është një program i cili është i aftë të riprodhojë gati çdo format media. Edhe ndërfaqja e tij është “User Friendly”, duke nxjerrë të gjitha opsionet e tij në panelin frontal. Do mbeteni mëse të kënaqur nga performanca dhe opsionet e shumta që ky player ofron.

Nëse po kërkoni një Media Player të aftë të riprodhojë të gjitha filet në kompjuterin tuaj atëherë duhet të shkarkoni dhe provoni KM Player për ta provuar.

download Shkarko KM Player

{ 2 comments… read them below or add one }

ALBeagle October 14, 2009 at 5:37 pm

Te pergezoj per artikullin,
Ne blog tendin po mundemi ti gjejme shume programe falas dhe te nevojshme per PC, fale teje dhe te falenderohem shume..
Edhe kete e shkarkova :p
.-= ALBeagle´s last blog ..Shqipëria – Vështrim i përgjithshem =-.

Reply

Einar October 14, 2009 at 6:07 pm

ALBeagle faleminderit 🙂

KMPlayer eshte me te vertete program i kendshem…

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: