Kliko – Platforma e eventeve te qytetit tuaj

by Einar

Kliko

Kliko

Të gjesh çfarë të bësh rreth e rrotull qytetit nuk është shumë e veshtirë. E vështirë ama është të gjesh diçka interesante. Në ndihmë, kësaj radhe, ju vjen platforma e re e eventeve Kliko. Kur ju keni kohë të lirë aty mund të konsultoni eventet më të fundit rreth e rrotull qytetit tuaj.

Platforma Kliko ofron informacione të shumta rreth eventeve, drejtimet me anë të hartës se si të arrini aty gjithashtu edhe çmimin e biletave. Momentalisht platforma mbulon qytetin e Tiranës, por (plani?) së shpejti do zgjerohet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Pasi të keni vendosur se në cilat evente keni ndërmend të merrni pjesë, ju mund të ftoni miqtë tuaj nëpërmjet email-it, SMS, Facebook ose Twitter direkt nga brenda panelit tuaj të përdoruesit.

Eventet mund të filtrohen sipas disa kategorive si, Art & Kulturë, Argëtim & Jetë Nate, Sport & Lojra, Evente Biznesi. Në këtë mënyrë mund të lehtësoni akoma më shumë kërkimin tuaj.

Kategorite Kliko

Kategorite Kliko

Larmishmëria e eventeve të publikuara në Kliko është një nga pikat e forta të platformës.

Stafi i Kliko po punon të sjellë këtë platformë edhe në celularët tuaj duke transformuar eksperiencën e përdoruesve të saj në një nivel bashkëkohor. Momentalisht është vendosur në dispozicion një preview e pamjes që platforma do ketë.

kliko mobile screenshot

kliko mobile screenshot

Kjo është një iniciativë interesante dhe mendoj se duhet shfrytëzuar sa më parë duke krijuar një llogari dhe duke marrë pjesë nëpër aktivitetet e ndryshme në qytetin e Tiranës. Për më shumë vizitoni Kliko.

Kliko mund ta ndiqni edhe tek faqet e saj ne Facebook & Google+

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: