Keshille per zoteruesit e nje blogu, shpejtesia!

by Einar

RoadRunner

RoadRunner

Para disa kohësh në twitter më vjen një mesazh nga ZemerShqiptare, një nga ndjekësit e eklipsit (ndjekja është reciproke), ku me vihej në dukje një problem të cilin gjatë kohës së lundrimit në faqen tonë ai kishte vënë re.

Imazhi i mesazhit ne twitter

Imazhi i mesazhit ne twitter

Problemi në fjalë qëndronte në faktin që faqja karikohej me shumë vonesë. Personalisht këtë problem nuk e kisha provuar akoma pasi linja e internetit që disponoj është e një shpejtësie të madhe dhe vonesa e hapjes së faqes nuk kishte qenë një “problem”.

Duke konsideruar faktin që blogu ynë i drejtohet shqipfolësve dhe duke qënë që vizitorë të shumtë nga Shqipëria lundrojnë akoma me linja interneti të cilat ofrojnë shpejtësi të moderuar kjo është diçka shqetësuese dhe shumë problematike për ata që zotërojnë faqe që i drejtohet një publiku si ai i yni.

Problemet që sjell hapja me vonesë e një faqeje interneti janë të shumta (pa u futur në detaje si SEO etj), ato më të dukshmet jane largimi i vizitorëve, të cilët duan të lexojnë atë që ju intereson dhe pritja që faqja të hapet është e bezdisshme, durimi soset :P.

Nëse vizitoni faqen e Google do vini re që hapja e faqes është shumë e shpejtë (kjo pasi ajo që shfaqet është vetëm tekst por shpejtësia është një nga faktorët e rëndësishëm të suksesit të saj).

Blogjet në përgjithësi janë faqe ku artikujt që ne shkruajmë, për tu kuptuar sa më mirë, kanë nevojë edhe për imazhe, pasi një artikull vetëm me tekst mendoj që është e bezdishme për syrin (ose më mirë të them, ajo që ne tentojmë të shprehim me anë të tekstit nëse i bashkangjitet edhe imazhi i duhur e kompleton akoma më shumë artikullin dhe bën që edhe leximi të jetë më i këndshëm). por problemi që sjell vendosja e imazheve është ai i vonesës së hapjes së faqes pasi imazhet kanë madhësi të ndryshme dhe e ngarkojnë faqen (imazhet duhen zvogëluar sa më shumë).

Duke qënë se nga ana teknike nëse nuk je një person i cili e njeh mirë WordPressin si platformë (strukturë) nuk e ke idenë se çfarë e shkakton këtë problem por ndodhesh në situatën ku problemi është aktual, atëherë ju drejtova motorit të kërkimit të “Google”.

Një miku im, duke ju referuar Google thotë shpeshherë.

“Në Google vetëm nënë dhe baba tjetër nuk gjen, të tjerat i gjen të gjitha!”

Duke qënë se me gjuhën Kineze nuk kam raport të mirë (pasi numri më i madh i përdoruesve të internetit flasin dhe shkruajnë këtë gjuhë) preferova që kërkimet ti bëja në Anglisht, gjuha e dytë :).

Fillova të shikoja me vëmëndje faqe të ndryshme, ku trajtohej problemi i vonesave të hapjes së faqeve, ku të tjerë kishin diskutuar më parë, duke lexuar sa andej këndej gjeta edhe zgjidhjen e problemit tim.

Sugjerimi ishte që për të kontrolluar sa kohë i duhej faqeve që shikoni të hapen, mjaftonte të shkarkoje një nga dy addon-et për browserin firefox që quhen Yslow (i Yahoo’s) ose FireBug.

Ndërsa për informacionet rreth blogut tuaj, pra për të parë me detaje se kush e shkaktonte vonesën këshillohej të shkarkohej një plugin për WordPress të quajtur WP tuner.

Pasi instalova Yslow dhe Wptuner, fillova me testimet…

Yslow

Yslow

Informacioni që WP tuner të vë në dispozicion është goxha interesant dhe gjithashtu i detajuar.

WP tuner

WP tuner

Si përfundim, vonesën e shkaktonin disa nga pluginet e instaluara të cilat nuk ishin shumë të rëndësishme për blogun e eklipsit megjithëse akoma për momentin kemi një plugin në përdorim i cili shkakton 2-3 sekonda më tepër vonesë në hapjen e blogut, “contextual related posts” (plugini i cili bën të mundur titujt e artikujve në fund të çdo artikulli që kemi postuar) po e mbajmë akoma derisa të gjejmë një më të përshtatshëm dhe që nuk krijon vonesë në hapjen e faqes.

Nëse dhe ju keni patur probleme të tilla dhe i keni zgjidhur mund të tregoni eksperiencat tuaja duke komentuar më poshtë.

{ 4 comments… read them below or add one }

Romeo June 18, 2009 at 12:22 pm

Eheheh edhe un te njejtin problem kisha edhe me than te tjeret… bera ca nderhyrje ne kod e ne htaccess edhe ndoshta dite me vone do te nxjerr se si behet edhe si shpejton hapjen e faqes sepse tani jam i zen me provime.

Per ate related post un do te keshilloja kete plugin http://code.google.com/p/simple-tags/ sepse i ka te dyja me nje vend edhe tags edhe related posts edhe nuk e ngarkon fare
.-= Romeo´s last blog ..Teknollogjia dhe njeriu =-.

Reply

Einar June 18, 2009 at 6:34 pm

Romeo urime per provimet, studio qe te dalesh sa me mire :).

Besoj do jete interesante edhe menyra se si ti e ke zgjidhur problemin ne fjale do pres te lexoj edhe artikullin tend, megjithate eshte e vertete qe sa me shume plugine aq me shume vonohet edhe hapja e faqes, faleminderit per linkun e pluginit tani do bej disa prova 😀

te lista e plugineve ne wordpress e gjeta me kete link
http://wordpress.org/extend/plugins/simple-tags/

Reply

Vacanze in Albania October 5, 2009 at 11:51 pm

Sipas jush, kush eshte me mire: plataforma blogger apo wordpress?
.-= Vacanze in Albania´s last blog ..Foto: Vlore-Valona 2009 =-.

Reply

Denisi October 6, 2009 at 2:14 pm

Vacanze in Albania! linku i adresës tuaj u hoq nga komenti! pasi antivirusi raporton që nëse dikush viziton faqen tuaj injektohet Trojan, je i lutur të kontrollosh dhe të rregullosh problemin pasi në këtë mënyre do largoni vizitorët nga ju.

ketu ke 2 screenshot të raportit nga ana e antivirusit(Kaspersky):

Vacanze in albaniaVacanze in albania

Reply

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: