Keshilla rreth SEO

by Einar

Search Engine Optimization

Search Engine Optimization

PageRank i faqes tuaj, është një udhëzim për vizitorët të cilët e dinë “rëndësinë” e tij dhe tregon se çfarë mendon Google për blogun tuaj, pra për seriozitetin e tij, por kjo nuk është gjithçka.

Interesi dhe objektivi juaj është që të arrini të renditeni mirë në kërkime, si psh në faqen e parë të Google për terma që njerëzit do kërkojnë rreth temave që blogu juaj trajton.

Renditja per termin nanoteknologjia

Renditja per termin nanoteknologjia

Sigurohuni qe titujt tuaj te kene kuptim

Duhet të keni kujdes që faqet tuaja të mos tregojnë të njëjtin titull, nëse kjo po ndodh është një gabim shumë i madh. Chris Pearson rreth ketij problemi ka menduar kohë më parë, që në dhjetor të 2006 dhe ka shkruar një artikull që personalisht mendoj që ka akoma shumë rëndësi, në artikullin e tij shpjegon se si të përdorni kodin e WordPress që të bëni të mundur që titujt e blogut tuaj të ndryshojnë në mënyrë dinamike në vartësi të faqes ku ndodheni.

Ajo pjesë e vogël kodi që ai sugjeron ndihmon në indeximin e faqeve të blogut dhe gjithashtu shtyn më shumë njerëzit të klikojnë kur lexojnë titullin e artikullit. Egziston edhe një plugin nga wordpress “SEO titletags for WordPress” i cili bën të njëjtën gjë por unë personalisht preferoj që nr i plugineve të jetë sa më i vogël në blogun tonë, ose më mirë të them, nëse mund të evitohet instalimi do ishte një gjë e mirë për faktin që rëndojnë strukturën e wordpress-it.

Ajo që duhet bërë më pas është të mësoni të shkruani Tituj interesantë dhe tërheqës për lexuesin.

Tregoni kujdes me permalinks.

Ky është sërish një hap shumë i thjeshtë për tu ndjekur. Në instalimin e parë të WordPress linket e Urlve tuaj duken pak a shumë në këtë formë

“http://www.domainijuaj.com/page/?id=5″

Kjo formë e linkeve nuk ju ndihmon në asnjë mënyrë.

Cili do ishte kuptimi i një ID të një faqeje me nr 5 për ju? Për vizitorët tuaj? Për motorrët e kërkimit? Kuptimi është që është artikulli ose faqja e 5-të e blogut tuaj…

Ajo që duhet të bëni është editimi i strukturës së permalink në blog, që të duket pak a shumë

“http://www.domainijuaj.com/07/2009/titulli-juaj”

, kjo formë ka shumë më kuptim se ajo mësipër me ID. Nënkupton që është shkruar në Korrik të 2009 dhe gjithashtu më tregon edhe titullin e tij.

Ajo që duhet të bëni është të logoheni te paneli i adminit, shkoni tek Options, dhe selektoni Permalinks. nëse nuk dini se si ta ndryshoni mos u trembni pasi wordpress ka disa sygjerime që ju ofron, mjafton të klikoni tek ai që ju duket më i përshtatshëm apo që ju pëlqen më shumë.

Theksoni në kohë “përmbajtjet”, “temat” e artikujve tuaj.

Ajo që dua të them me theksimin e përmbajtjeve të temave që trajtoni ka një kuptim në vetvete, por gjithashtu me sa duket ka rëndësi edhe në lidhje me SEO.

Nëse ju po pretendoni të keni një renditje të lartë për një term te veçantë në Google, Bing, Yahoo apo në ndonjë motorr kërkimi tjetër duhet të shkruani më shumë se një artikull për një temë të caktuar, me sa duket për motorrët e kërkimit kjo ka rëndësi në “long turn”.

Çdo artikull i ri në WordPress konsiderohet një “faqe” tjetër nga Google. Thjesht shkruani rreth temës që ju intereson dhe Google presupozohet ti indexojë të gjithë artikujt tuaj me kalimin e kohës.

Kur dikush do kërkojë për çdo gjë që ka lidhje me tematikën që keni trajtuar në artikujt tuaj, apo me titullin e artikullit tuaj, blogu juaj do ketë më shumë probabilitet të shfaqet në vëndet e para duke u bazuar në numrin e artikujve që ju keni trajtuar rreth asaj teme.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: