Kërcënime të reja në infrastrukturën e Internetit

by Einar

Post image for Kërcënime të reja në infrastrukturën e Internetit

Në këtë fjalim të mbajtur në Mars të 2012 në konferencën e RSA, Bruce Schneier, një ekspert sigurie amerikan (nëse dëshironi të ndiqni të rejat mbi sigurinë në web shkrimet e tij nuk duhen humbur) flet mbi disa pika që janë aktuale mbi drejtimin të cilin Interneti ka kohë që e ka marrë dhe çfarë, sipas tij, do sjellë një rrugë e tillë.

Kërcënimet e sotme të internetit nuk janë teknike, ato janë sociale dhe politike. Ata nuk janë kriminelë, hackers, apo terroristë. Kërcënimet e reja janë qeveria dhe korporatat të cilat po përpiqen të deformojnë Internetin sipas dëshirës së tyre, për të nxitur modelet e tyre të biznesit apo për të lehtësuar kontrollin shoqëror. Momentalisht këto dy objektiva përkojnë duke bërë më të vështirë se kurrë mbajtjen e Internetit të lirë dhe të hapur.

Video është interesante, shpjegon qartë dhe thjeshtë atë që të gjithë po shikojmë dalëngadalë të kthehet në realitet.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: