Katari fiton garen per boterorin 2022, shikoni ama propozimin e Japonise :D

by Einar

Japonia

Japonia dëshironte të veçohej nga konkurentët e tjerë në garë për Kampionatin Botëror të 2022! Në plan kishin transmetimin e të gjitha ndeshjeve të kampionatit duke përdorur teknologjinë e hologrameve, me përmasa reale të lojtarëve.

holograme

Pamje vizive e eksperiencës së shikuesit

Organizatorët japoneze thanë që çdo ndeshje do filmohej nga 200 kamera me definicion të larte (HD), në këtë mënyrë do krijohej një teknologji “pikëpamje e lirë” për të lejuar fansat të shikojnë zhvillimin e aksionit nga syri i lojtarit, një pamje që deri tani është e mundur vetëm në lojrat online.

Informacione ne kohe reale

Informacione në kohë reale si në lojrat online

Sigurisht ekzistonte skepticizmi që Japonia nuk do kishte aftësinë të arrinte në kohë të mbante premtimet e saj dhe të na ofronte këtë eksperiencë, duke qënë që propozimi në fjalë ishte i bazuar në një teknologji e cila akoma nuk ekziston, me pretendimin optimist nga ana e japonisë që brenda 12 vjetëve këtyre problemeve do ju ishte gjendur zgjidhja.

Urime Katarit për fitimin e garës si vënd pritës i botërorit 2022, sidoqoftë mbetet për tu lavdëruar “ideja” e një ndeshjeje të transmetuar në formën e 1 hologrami me përmasa reale dhe në kohë reale, rreth e rrotull botës.

burimi:CNN

{ 2 comments… read them below or add one }

un December 2, 2010 at 11:26 pm

Mirembrema,

Ne fakt eshte per diçka qe ska lidhje me futbollin. Shoh se jeni shume te dhene pas informatikes, internetit dhe teknologjive te reja.

Do te kisha shume deshire te dija nese ekziston ndonje soft per te njohur fjalet vokale dhe per t’i shkruar ato ne çast ne word. E kam fjalen per ne shqip sepse di qe ne anglisht eshte e mundur. Si mund te behet kjo ? Nqs ska te gatshem, a ka ndonje soft qe e le te hapur mbushjen e “arkes” se fjaleve me fjale qe mund t’i regjistrojme vete ?

Falemnderit.

Reply

Einar December 3, 2010 at 5:02 pm

Pershendetje “un”!

Besoj je ne dijeni te programit “Dragon Naturally Speaking” pasi vetem ky me vjen per momentin ne mendje, e keqja e ketij eshte se ka disa gjuhe po jo shqipen… Nuk di nese versionet e reja te lejojne te vendosesh fjale shqip qe ti perdoresh pastaj, te mbetet vetem ta provosh.

http://www.youtube.com/watch?v=xHg5txXOOkY

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: