Kaspersky Security Suite CBE 2009, Falas

by Einar

kaspersky-security-suite-cbe “Kaspersky Security Suite CBE 2009” është e njëjta gjë si Kaspersky Internet Security 2009 v8.9.9.506 përveç faktit që ka një emër të ri dhe përdor gjuhën Gjermane për ndërfaqen e tij.

Ky version i Kaspersky nuk është në shitje por ofrohet falas nga Computer Bild, një nga revistat më të famshme rreth kompjuterave në Europë.

Më poshtë do ju japim hapat një nga një për të marrë edhe ju një “License Key” për këtë version të Kaspersky.

1 – Fillimisht duhet të shkoni te kjo faqe dhe të plotësoni formularin e kërkuar për tu rregjistruar në computerbild.de (mund të përdorni 1 nga emailet që përdoren në të tilla raste, pra jo ajo që përdoret gjithmonë)

Formulari që duhet plotësuar

Formulari qe duhet plotesuar

2 – Pastaj duhet të kontrolloni emailin ku do ju jepet një link për të konfirmuar rregjistrimin tuaj.

3 – Në faqen që do hapet pasi të klikoni tek linku në emailin tuaj duhet të selektoni kutinë e dytë si në imazhin e treguar.

Selektoni kutinë dhe klikoni

Selektoni kutine dhe klikoni

4 – Tani duhet të kontrolloni sërish emailin tuaj dhe këtë rradhë do ju vijë emaili me “License Key” tuaj për të aktivizuar Kaspersky Sevurity Suite CBE 2009.

5Shkarkoni versionin e fundit të Kaspersky Security suite 2009 dhe instalojeni. Tani çdo gjë është në Gjermanisht.

6 – Pasi ta keni instaluar dhe Kaspersky Suite CBE 2009 të jetë në përdorim, klikoni butonin Einstellung në pjesën e sipërme, djathtas, që të hapni dritaren e opsioneve.

7 – Klikoni Parameter dhe hiqni selektimin tek Selbstschutz aktiveren. Klikoni Ok për të mbyllur dritaren.

Klikoni Parameter dhe hiqni selektimin nga Selbstschutz aktiveren

Klikoni Parameter dhe hiqni selektimin nga Selbstschutz aktiveren

8 – Shkoni tek

start -> Run

shkruani regedit dhe klikoni OK. Gjeni stringën ku thotë

HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\KasperskyLab\protected\AVP8\environment

9 – Shikoni për Localization dhe klikoni dy herë për ta edituar stringën.

10 – Ndryshoni vlerën nga deen.

11 – Tani ose mund të Ristartoni kompjuterin tuaj ose mund të ndaloni Kaspersky Security Suite CBE 2009 dhe të ristartoni vetëm programin. Tani gjuha e Kaspersky do jetë në Anglisht.

Kaspersky Security Suite CBE në Anglisht

Kaspersky Security Suite CBE ne Anglisht

Vini re, pasi ky “License Key” mund të përdoret vetëm në versionin Kaspersky Security Suite BCE 2009 dhe nuk funksionon për Kaspersky Internet Security 2009 apo për Kaspersky Antivirus 2009.


info shtese: “Kaspersky Security Suite CBE 2009” eshte nje version nga ComputerBild, i cili ju drejtohet vetem klienteve te saj, me revisten ofrohet edhe Cd ku jepet programi i kaspersky per tu instaluar sidoqofte ne kemi vene ne dispozicion nje link nga nje adrese ku hostohen file, “Rapidshare.com” dhe eshte ne doren tuaj nese deshironi ta shkarkoni apo jo.

{ 18 comments… read them below or add one }

ALBeagle June 27, 2009 at 11:28 am

Faleminderit per kete postim me eshte dashur shume nje antivirus sidomos Kaspersky-ja flm shume…. Vetem vazhdo te na sjellesh artikuj te ri….
.-= ALBeagle´s last blog ..Rapidshare gjobitet 24 milione euro =-.

Reply

Einar June 27, 2009 at 12:08 pm

ALBeagle, me behet qejfi qe ishte e nevojshme per ty 🙂 shpresoj te jete edhe per te tjeret…

Reply

Guximi June 28, 2009 at 12:49 pm

bravo jeni njeshi 😉

Reply

tiranacalling June 29, 2009 at 3:47 pm

E bera edhe une.

E shkarkova, mezi hoqa ate AVG po Kasperskait si mbushej mendja, kujtonte e kisha akoma, keshtu qe e pastrova me Tune, me iku truni se mu duke sikur me iku kompjuteri – gjitha ajo muzike, kush e gjen me – pastaj ndoqa urdherat e djemve edhe ja dola mbare, e ktheva ne Italisht duke bere it ne vend te en edhe punon.

Rrofsh djema.

Bona edhe share ne Facebook.

Me sa kuptova une skadon ne 13 shtator, por sjam i sigurt.

Reply

Einar June 29, 2009 at 6:59 pm

Pershendetje tiranacalling, me behet qejfi qe po e perdor edhe ti, gjithashtu faleminderit per share ne facebook :).

Skadenca me duket se nuk eshte reale, megjithate edhe nese eshte ashtu, gjer ne shtator shpresojme te kemi vene ne dispozicion ndonje menyre te re te ligjshme per te patur “License Key” 🙂

Reply

fatjon November 17, 2009 at 4:57 pm

nese eshte e mundur mund te me tregoni pak adresen e download te kaspersky

Reply

fatjon November 17, 2009 at 4:59 pm

sepse licencen e morra por nuk po gjej kaspersky versioni 8.0

Romeo July 2, 2009 at 2:24 am

E din ti qe kjo menyra qe po tregon eshte ilegale? 🙂

Jam lexues i rregullt i Computer Bild prej 3 vitesh edhe gjithmone ka pasur nje version falas te Kaspersky kur bleje revisten. Antivirusi ka nje licenc 1 vjecare por qe duhet ta rinovosh cdo 3 muaj (per ti dhen pergjigje personit qe tha skadon ne shtator). Edhe un e kam menduar shume me para kete gje me ja ven te tjereve kete mundesi, jo vetem kete antivirus por edhe programe te shumta qe jep falas ComputerBild por nuk dija a ishte e drejte apo jo. Me pas lexova nje artikull po ne ate reviste qe dikush kishe nxjerr keshtu si ty antivirusin edhe ato e kishin kap e kishin hedh ne gjygj e me gjoba e deri ne 6 muaj burg rrezikonte…

Thjeshte ta thash qe ta kesh parasysh ngaqe ndoshta se njeh mire ComputerBild edhe kokat e ketyre gjermaneve. Por ato duke qen revista me e lexuar ne Europe (ComputerBild shitet e ne shume vende te tjera ne gjuhet perkatese) ka nje fuqi jashtezakonisht te madhe.
.-= Romeo´s last blog ..Foto Humor – Korrik 2009 =-.

Reply

Einar July 2, 2009 at 3:41 pm

Romeo pershendetje dhe faleminderit per komentin!

Nuk jam dakort me afermimin tend per faktin qe kjo menyre nuk eshte e ligjshme…

1) ne menyren e siperme une krijoj nje llogari tek computerbild.de

2) duke patur nje llogari tek computerbild.de une mund te shkarkoj versionin e Kaspersky CBE i disponueshem tek adresa e revistes i cili nuk eshte nje version ne “shitje”, por ofrohet nga computerbild.de

3) me License Key te cilen ata me dergojne tek emaili, per faktin qe une kam krijuar llogarine tek ata, aktivizoj versionin CBE 😉

ne nuk po ofrojme License key ne mase, dmth une te nxjerr 100 license key per te tjeret por ne tutorialin e mesiperm i ftoj te krijojne te gjithe nga nje llogari… pasi kjo eshte menyra qe te kene license key sipas hapave qe kerkohet tek adresa e ComputerBild.

Reply

Romeo July 2, 2009 at 5:19 pm

Einar e ke shume gabim, ka 2 gjera qe nuk shkojne e per kete jam shume i sigurte sepse te thash jam ne gjermani edhe jam lexues i rregullt i ComputerBild.

Programin nuk e ke ne internet apo ne faqen e ComputerBild, programin e merr VETEM kur blen revisten BASHKE ME DVD. Perndryshe nuk ka menyre tjeter me e marr. Ai linku qe ke ven ti eshte nje link Rapidshare, dmth dikush ka bler revisten e ka ngarkuar Anvitirusin ne Rapidshare.
Qe ketu eshte e ndaluar kjo, gje pa kaluar tek pika e dyte e kontrates qe ka lidh ComputerBild me Kaspersky, qe thote shume qarte qe behet fjale vetem per PERSONAT BANUES NE GJERMANI.
Kjo eshte edhe arsyea tjeter pse ComputerBild nuk e jep kete antivirus falas ne versionin Italian te saj apo anglez.

Un thjeshte te lajmerova sepse ComputerBild ka kapur persona qe kan bere kete gje me pare e s’do doja te kishe e ti ndonje problem. Pastaj mos harro se besoj cdo person e shef kur rregjistrohen rob me shumic me IP jo Gjermane edhe do i vij icik dyshim 🙂
.-= Romeo´s last blog ..Foto Humor – Korrik 2009 =-.

Reply

Einar July 2, 2009 at 9:16 pm

Mendova qe po thoje qe “License Key” nuk ishte i ligjshem ne sensin qe nuk do funksionoje Antivirusi pasi te vendosesh ate Key qe vihet ne dispozicion nga adresa e revistes…

Pastaj per faktin e venies se linkut te rapidshare ke te drejte, por sidoqofte ketu diskutimi eshte shume i gjere. Kuptoj shqetesimin tend dhe te falenderoj per lajmerimin, tani do bej nje update tek artikulli ku ta ve ne dukje kete fakt.

Ndersa persa i perket faktit qe ComputerBild do shkoje pas kesaj me menyra ligjore, ne jemi te paret te cilet nese marrim nje ankese nga ata do e heqim menjehere…

Reply

Romeo July 2, 2009 at 9:35 pm

🙂 un thjshte te thash, mundesia qe ComputerBild ta zbuloj kete eshte shume shume e vogel, e nuk besoj se ato kan punesuar persona me kontrolluar gjith diten ne Google, keshtu qe nuk ka pse e vret trunin shume. Por thjeshte doja me te ber te ditur asgje me shume.
.-= Romeo´s last blog ..Foto Humor – Korrik 2009 =-.

Reply

fatjon November 17, 2009 at 4:54 pm

po mire po une nuk po shkarkoj dot kaspersky security suite CBN version 8.0.0 kam kerkuar ne internet ghithandej dhe vetem versioni 7.0 eshte do te isha shume mirenjohes nese me dergonit pak adresen e download te ketij kaspersky

Reply

Einar November 17, 2009 at 5:53 pm

Fatjon, pershendetje… shiko tek pika nr:5 ke linkun per ta shkarkuar… e kontrollova tani dhe funksionon akoma…

Reply

aldo November 26, 2009 at 10:31 am

pershendetje ,

ne pjesen e rregjistrimit kam vendosur adresen e e-mailit po si duket dicka nuk funksionon.

mund te me ndihmoni ju lutem?

Reply

Fatos November 27, 2009 at 12:59 pm

tung jeni ma te fortit

Reply

Fatos November 27, 2009 at 1:02 pm

urime te gjith shqiptaret dhe ju uroj festen e fiter bajramit

Reply

eni June 1, 2011 at 4:32 pm

ju flm per kete , eshte shume i vlefshem!

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: