Shpeshherë mund të kemi nevojë për karakteret speciale siç janë, ½ ÷ © ¥ apo ¢. Apo ato që janë akoma më të nevojshme për gjuhën e shkruar shqipe si Ç, ç, Ë, ë.
Në Mac, ato mund të arrihen me tastin [option].
Psh: © e ka kombinimin [option]-G dhe £ e ka [option]-3. Duhet paksa kohë për ti memorizuar kombinimet por kjo listë këtu mund të ju vijë goxha në ndihmë.
Në Windows, është një tmerr i vërtetë
.
Ju duhet të keni një tastierë numerike të veçantë në kompjuterin tuaj (djathtas) dhe pastaj duhet të përdorni tastin [Alt] plus një shifër prej 4 numrash për të krijuar karakterin special që dëshironi.
Psh: © është [Alt]-0169 dhe £ është [Alt]-0163.
Për kombinime të tjera, në Windows, mund të shikoni këtu.
Në Linux kanë gjetur mënyrën më të përshtatshme për të bërë këtë gjë:
Ju zgjidhni një tast në tastierën tuaj të cilën nuk e përdorni shumë si psh [CapsLock], dhe atë e caktoni si tastin e kompozimit.
Pastaj për të krijuar karakterin që dëshironi mjafton të mbani të shtypur tastin e kompozimit (në rastin tonë CapsLock, ) dhe pastaj shtypni 2 tastet më të përafërta të cilat po të kombinohen krijojnë karakterin special.
Psh: Për të krijuar ©, mjafton të mbani të shtypur [CapsLock] dhe pastaj shtypni tastet o dhe c ( sikur po vizatoni; Rrethin o dhe pastaj c.)
Për të krijuar ®, mjafton të mbani të shtypur [CapsLock] dhe pastaj shtypni tastet o dhe r ( sikur po vizatoni; Rrethin o dhe pastaj r.)
Për të krijuar ™, mjafton të mbani të shtypur [CapsLock] dhe pastaj shtypni tastet t dhe m
Për të krijuar £, shtypni [CapsLock] pastaj L dhe - (si L me një – në mes)
Për të krijuar ¥, mjafton [CapsLock] pastaj Y dhe = .
Ë krijohet me E + “
ë krijohet me e + “
ç krijohet me c + ,
Ç krijohet me C + ,
¢ krijohet me c + |
÷ krijohet me - + :
½ krijohet me 1 + 2(1)
Pak a shumë është si të vizatoni me tastierën tuaj.
Ajo që bie më shumë në sy: është fakti që nuk ka nevojë për manual për të mësuar një përdorim të tillë të karaktereve speciale, intuita të ofron dhe zgjidhjen e dëshiruar.
Kjo është esenca e përdorueshmërisë, apo jo? (Mendoj se këtë Linux e ka arritur më mirë se kolegët)
Ishte i nevojshëm për ju ky artikull? Jepni opinionin tuaj më poshtë.
- e njëjta llogjikë duhet ndjekur edhe për thyesat e tjera si ⅓ ¼ ⅕ ⅙ ⅛ [↩]








{ 1 koment… lexoje këtu poshtë oseshto një }
Intereseante kjo puna e karaktereve te veqanta. Shpeshhere kam hasur ne veshtiresi kur kam punuar me llaptop qe kan pasur si sistem operativ windows. Sa i perket Linux dhe Mac nuk mund te flas per to sepse nuk i kam provuar edhe pse se shpejti po planifikoj te shperngulem nga winxp ne linux ubuntu
Pergezime per shkrimin
Graniti