Jeta pas Zogut dhe histori të tjera

by Einar

Post image for Jeta pas Zogut dhe histori të tjera

JETA PAS ZOGUT dhe histori të tjera” është një projekt në punë e sipër i cili premton të sjellë në dritë një rrjetë historish evolutive, personale dhe politike, të vendosura kundrejt peisazhit te gjerë kulturor dhe gjeografik të Shqipërisë.

Rezultati përfundimtar përshkruan këtë vend si një vend të magjepsur, një vend pa kohë, të banuar nga njerëz që ndajnë tokën me fantazmat e paraardhësve të tyre.

Chiara Tocci është fotografja që qëndron pas këtij projekti. Ajo është gjithashtu fotografja pas një projekti tjetër bërë me rastin e lojrave olimpike të Londrës 2012 ku ka fotografuar “përfaqësuesen e Shqipërisë“.

Nuk na mbetet veçse të presim përfundimin e tij. Ndërkohë mund të shikojmë fotografitë që me sa duket do i bashkangjiten historive në fjalë.

Përditësim:
Projekti “Life after Zog and other stories” është projektuar nga 9 Maji deri më 12 Qershor të 2012 në Milano. Mbi të ka shkruar më gjere AlbaniaNews (italisht). La Repubblica gjithashtu ka postuar fotografitë e galerisë së prezantuar (disa fotografi më shumë se sa në linkun mësipër).

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: