Jasteku Glo – Teknologjia ne ndihme te njerezve

by Einar

Jasteku Glo

Nëse je një nënpunës zyre apo një i fiksuar pas lojrave online apo internetit, mund të kalosh kohën më të madhe të orëve duke fiksuar një ekran, duke mos shijuar, prekur, nuhatur, pra duke mos përdour shumë nga senset e tua. Sa më përfshirës, joshës, do ishte ambienti që na rrethon nëse do kishim kompjuter më interaktivë me senset tona? Kjo është pikërisht baza e dekorimit të informacionit, i cili tenton të shtrijë ndërfaqen digjitale përtej ekranit të një kompjuteri apo telefoni celular.

Jasteku Glo

Jasteku Glo

Teknologjia Humane tenton të trajtojë njerëzit si organizma sensoriale, për të jetuar në një ambient të pasur tridimensional. Neurologet deri tani kanë gjetur nga 9 në 20 sense të ndryshme tek njerëzit. Ka ardhur momenti për tu përkushtuar më shumë kundrejt atyre që mund të na përmirësohen me funksionimin e teknologjisë. Alarmi në 7 të mëngjesit mund të jetë zakoni, por sigurisht do ndiheshim më mirë nëse zgjimi do bëhej me anë të një drite graduale nga jastëku ynë.

Këtë po tenton te bëjë Glo dhe kjo është me të vërtetë një gjë e dobishme.

{ 3 comments… read them below or add one }

Mandi May 30, 2011 at 12:47 pm

Cfare cmimi ka o Einar se po na e prish mendjen ta blejme 🙂

Reply

Einar May 30, 2011 at 9:56 pm

haha Mandi me sa duket eshte akoma prototip.

Ideja eshte qe teknologjia duhet te punoje ne kete drejtim, te permiresoje jeten e njeriut (ashtu sic po punon).

Reply

Familja July 7, 2011 at 8:23 pm

Ide shume e mire, dheuroje qe ta nxjerin me ndpnje cemim te arsyeshem 😛

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: