Ja si Google ndryshon Boten!

by Einar

Google Ads

E mbani mend ku ishit diten kur doli Facebook? Po Google, si motorr kërkimi?

Teknologji të tilla të afta të ndërrojnë kulturën njerëzore, gati asnjëherë nuk njihen që nga momenti që ofrohen. Duken jo të rëndësishme fillimisht, por më vonë gjejmë veten tonë të varur çdo ditë nga këto shërbime.

Pak vetë i dhanë rëndësi dy shërbimeve që nxori Google, bëhet fjalë për “Near me Now” dhe “Explore right Here”.

"Near me now" +

"Near me now" + "Explore right here"

“Near me Now” është një opsion që shfaqet në telefonët e duhur si psh (iPhone ose telefonët e bazuar në Android). Përdor shërbimin e GPS për të ofruar rezultatet e kërkimit tuaj, psh nëse kërkoni për “pizza”. “Near me Now” do rendisë të gjitha piceritë bazuar në afërsinë me ty!

“Explore me Now” është një shërbim i cili ka aftësinë të ofrojë informacione psh, rreth një rruge apo një lagjeje duke ju listuar informacionet më të rëndësishme rreth saj si restorantet, kinematë, kafenetë, me oraret e hapjes dhe mbylljes etj…

Google shet reklama. Me kalimin e kohës reklamimi masiv po humbet vlerën e tij, ndaj reklamimi i duhur, apo mënyra të duhura do sjellin fitime të mëdha. Së shpejti të jeni të sigurtë që Google do ofrojë për të dy shërbimet e fundit që nxori reklamime në formë alarmi…ose ndonjë mënyrë tjetër.

Imagjinoni sikur po ecni në një rrugë dhe, nëse ju e keni aktivizuar si shërbim, celulari juaj do ju japë një sinjal, do shikoni telefonin, dhe do ju shfaqet një kupon falas për një kafene që keni përballë. Futeni brënda ju tregoni telefonin dhe në këtë mënyrë do ju japin një kafe falas! Do vazhdoni të ecni gjatë rrugës dhe telefoni ju lajmëron sërish me një sinjal. Miku juaj Erjoni ka qenë para dy vjetësh në të njëjtën pikë dhe ka lënë një mesazh familjes së tij ku thotë që ky është pikërisht vëndi ku ka njohur gruan e tij! Së fundi ju arrini në shtëpi, dhe sapo do futeni brënda, para deres telefoni bie sërish. Postieri ka kaluar për të dorëzuar një pako dhe nevojitej firma juaj. Asnjëri nuk ishte në shtëpi por nëse “klikoni këtu”, ai do kalojë sërish për ta dorëzuar në orën 6.

Imagjinoni sikur të ishit të aftë të filtroni çdo gjë të disponueshme në internet bazuar vetëm nga vendi ku ndodheni. Të shikoni të gjitha fotot e Flickr të bëra upload nga X vend. Shikoni artikujt e Wikipedia në lidhje me Y vend. E mijëra gjëra të tjera që nuk arrijmë ti imagjinojmë.

Ashtu siç bën me shërbimet e tjera, Google në mënyrë të sjellshme na kërkon të japim diçka nga privatësia jonë që të lejojmë Google të na tregojë disa reklama. Në këmbim, do na ofrojë shërbime të mrekullueshme falas!

“Near me now” dhe “Explore right here” janë të nevojshme për momentin por do transformojnë kulturën tonë më vonë, pasi të jenë bërë testime dhe të ketë kaluar ca kohë.

Pra, ku ishit në momentin që Google nxori këto teknologji që ndryshojnë kulturën njerëzore? Mos u merakosni. Google e di!