iPhone regjistron te gjitha levizjet tuaja

by Einar

Levizjet e 1 iPhone

Dy studiues të sigurisë online, Alistair Allan dhe Peter Warden, kanë zbuluar që iPhone i Apple mban të dhëna mbi spostimet e përdoruesve të tij duke ruajtur çdo detaj të kësaj lëvizjeje në një file sekret në aparaturë, të cilat, pastaj, kopjohen dhe ruhen tek kompjuteri personal kur iPhone sinkronizohet me të.

File në fjalë mban të shënuar gjerësinë dhe gjatësinë e koordinatave të vendndodhjes të cilat memorizohen së bashku me kohën e saktë, gjë që nënkupton që, kushdo që vjedh telefonin apo kompjuterin mund të zbulojë detaje të sakta mbi lëvizjet e pronarit me një program të thjeshtë, për të mos folur për thyerjen blatante të privatësisë.

Për telefonë të ndryshëm (në varësi të kohës së blerjes), të dhënat mund të arrijnë dhe një periudhë 1 vjeçare, pasi ruajtja e tyre me sa duket ka filluar që me axhiornimin e sistemit operativ, Apple iOS 4, të telefonit, lëshuar në Qershor të 2010!

“Alasdair ka kërkuar gjithashtu për kod të tillë ndjekës në telefonët Android të Google dhe nuk ka gjetur asnjë gjë të ngjashme”

Thotë Warden.

“Nuk kemi rastisur në asnjë gjë të ngjashme as nga prodhues të tjerë telefonësh deri tani.”..

“Fakti që file në fjalë transferohet tek telefoni i ri iPhone apo iPad në rast migrimi në produktin e ri është prova që mbledhja e këtyre të dhënave nuk është aksidentale.”

Sistemi i iPhone me sa duket i ruan të dhënat me apo pa pranimin e përdoruesit. Apple ka refuzuar të japë komente mbi situatën e krijuar, se pse file në fjalë është krijuar apo nëse është e mundur ta ç’aktivizosh atë…

Allan dhe Warden kanë vendosur një faqe online ku ju përgjigjen pyetjeve të ndryshme që kanë lindur nga ky zbulim i tyre.

Apple, sidoqoftë, mund të pranojë se nuk po thyen asnjë ligj mbi këtë mbledhje të dhënash që po bën: Afer fundit të TOS për programin e tij iTunes, i cili përdoret për sinkronizimin me iPhone, iPods dhe iPads, ka një paragraf ku flet mbi “Location-Based Services” i cili e bën të ligjshme këtë praktikë të saj në momentin që ështe pranuar TOS në fjalë.

Për më shumë informacione mbi këtë lajm mund të lexoni artikullin e zgjeruar të Guardian.

{ 1 comment… read it below or add one }

Familja April 28, 2011 at 9:49 am

Mes veten une tani se perse nevojitet nje gje e tille?
As gje pra nuk mund te beje ne menyre private?!

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: