Në artikullin e mëparshëm ju njoftuam për versionin e ri për Ubuntu të Google Chrome të quajtur Chromium, tani do ju tregojmë se si ta instaloni atë në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Duke qene se është akoma në një fazë alpha, është akoma e vështirë të instalosh chromium për ta testuar, ndaj duke thjeshtuar procesin e instalimit do sjellë edhe feedback apo raportime të buge-ve nga ana e përdoruesve.
Përdoruesit e Ubuntu mund ta instalojnë në mënyrë të thjeshtë duke vendosur në “repositories” linket e source-ve të vëna në dispozicion nga skuadra e cila merret me zhvillimin e Google Chrome.
1. Për të shtuar sourcet duhet të lundroni tek
System / Administration / Software Sources
dhe aty duhet të shtoni linket e mëposhtme “te ndara sipas versioneve të Ubuntu”:
Nëse keni Ubuntu 9.04:
deb http://ppa.launchpad.net/chromium-daily/ppa/ubuntu jaunty main
deb-src http://ppa.launchpad.net/chromium-daily/ppa/ubuntu jaunty main
Nëse keni Ubuntu 8.10:
deb http://ppa.launchpad.net/chromium-daily/ppa/ubuntu intrepid main
deb-src http://ppa.launchpad.net/chromium-daily/ppa/ubuntu intrepid main
Nëse keni Ubuntu 8.04:
deb http://ppa.launchpad.net/chromium-daily/ppa/ubuntu hardy main
deb-src http://ppa.launchpad.net/chromium-daily/ppa/ubuntu hardy main
2. Hapi i dyte është të përdorni Terminalin tuaj dhe të vendosni këtë komandë:
sudo apt-get install chromium-browser
3. Pasi paketa të ketë përfunduar së instaluari, mjafton të shkruani në terminal:
chromium-browser
“të jepni enter” që të startojë.








{ 8 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
E paskan lëshuar Chorme-in për Linux këta?! Unë jam regjistruar për updates dhe nuk ma kanë lajmëruar. Flaminderit për postimin – do e instaloj Chrome-in ne Ubuntun time të dashur sepse më duhet të testoj faqet.
Chromiumi per Linux akoma nuk eshte zyrtar, ky eshte nje version pre-alpha po megjithate feedback eshte i mire.. thone qe eshte me i shpejte se firefoxi
Nje korrigjim i vogel. Eshte thjesht Chromiumbrowser dhe jo Google Chrome. Ka nje goxha ndryshim ne mes. Chromium eshte program me kod te hapur (Open Source) ndersa Google Chrome nuk eshte i tille.
Per me teper info hidhini nje sy ketij artikulli:
http://www.ubuntuts.com/google-chrome-for-ubuntu-linux/
Gjithe te mirat!
Chromium browser *
Pershendetje Mirel dhe faleminderit per komentin
gjithashtu edhe ne per te qene nje cike me precize , ne artikullin e mesiperm nuk e kemi thkesuar asnjehere qe behet fjale per “Google chrome” zyrtar , ne thjesht kemi vene ne dijeni qe egziston nje version alpha i cili eshte i disponueshem i quajtur chromium, por akoma ne zhvillim e siper, dhe kete zhvillim e ka ne dore skuadra e Google Chrome (per versionin zyrtar).
Skuadra e Google po ka nxjerre nje version alpha gjithashtu por sugjeron qe mos te instalohet ai version pasi eshte akoma “jo stabel”.
ps:interesant edhe artikulli juaj
Me sa di une, edhe Google Chrome eshte Open Source. Nuk jam shume i sigurt, por keshtu e di.
@Banago
tek faqja zyrtare e chrome thuhet qe eshte open-source:
http://code.google.com/intl/it-IT/chromium/
ndersa tek faqja e “chromium” thuhet qe Google chrome eshte i bazuar tek chromium
“Google Chrome is built with open source code from Chromium.”
http://dev.chromium.org/
megjithese interesi yne si konsumatore mendoj qe eshte efikasiteti i tij si browser
te shikojme ne te ardhmen si do veje puna…
Google ka leshuar versionin zyrtar te Chrome per Linux dhe Mac (ka disa kohe…) keshtu qe besoj se mund te shkarkoni direkt ate