India, procesor i ri bazuar ne Linux

by Denisi

Një problem për shumë fuqi industriale që po lindin është vartësia nga teknologjia e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, USA.

Nëse për çfarëdolloj motivi të bllokohej, për shëmbull, fluksi i mikroproçesoreve kundrejt një shteti do lindnin një sasi e madhe problemesh. Si zgjidhje për këtë problem India ka vendosur të financojë me 200 milionë dollarë një projekt për krijimin e nje proçesori të ri të cilit do i vendoset emri “India microprocessor”.

Në vënd që ky projekt të fillohet nga zero, do përdoren skemat e sistemit OpenSparc, versioni open source i proçesoreve UltraSPARC, dhe do përdorin si sistem Operativ, Linux. Dy zgjedhje këto që do mundësojnë një produkt funksional në kohe më të shkurtër.

Një zgjedhje të tillë është ndjekur edhe nga Kina me proçesorin e saj Mips Loongson.

info nga: ComputerworldUk

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: