Iku dhe 1 prilli

by Einar

1 Prilli

1 Prilli

Iku edhe 1 prilli 2010, po ora ka kaluar 00:00 dhe @mbreti3gut në twitter na kujton që nuk duhet të gënjejmë më! – Ah sikur të mos gënjente më njeri… 🙂

Dje ishte një ditë interesante 1 prilli, si çdo vit komuniteti online filloi të gumëzhinte nga shakatë dhe gënjeshtrat të cilat karakterizojnë këtë ditë!

Disa nga gënjeshtrat ishin të bukura… të menduara mirë… me poshte kemi listuar ato qe na kane terhequr me shume

Shakaja e rrjetit social reddit.com

Ajo që ata kishin menduar ishte, të plotësonin utopinë e komunizmit! Të gjithë të barabartë! Të gjithë ishin Admine të këtij rrjeti social në ditën e 1 prillit!

RedditAdmin

RedditAdmin

Shakatë e kompanisë Google

Google para disa kohësh dha lajmin e vërtetë ku thoshte që do investojë në një projekt i cili do pajiste me fibër optike një komunitet të tërë! Komuniteti i Topeka në Kansas City ka kohë që po tenton të joshë Google që këtë investim ta bëjë tek ata!

Google me 1 prill ndërroi emrin e tij në Topeka, sigurisht një shaka por e bukur ama 🙂

Topeka

Topeka

Kjo ama nuk ka qënë shakaja e vetme e Google! Google UK, ka nxjerrë një produkt të ri për publikun e gjerë, Përkthyesin e Kafshëve.

Reagimi i fermerit është fantastik fare 😀

Shakaja e laboratorit te Pershpejtuesit te grimcave LHC

Një sabotator u arrestua me datë 1 prill, në afërsi të Large Hadron Collider (Përshpejtuesit të grimcave) dhe Zvicra pranoi faktin që njeriu në fjalë ishte nga e ardhmja! Eloi Cole, një njeri i veshur në mënyrë të çuditshme, tha që kishte udhëtuar pas në kohë për të ndaluar shkatërrimin e botës nga LHC.

LHC

LHC

iCade produkti i ri i ThinkGeek

Thinkgeek ka menduar të na prezantojë një produkt të ri, bëhet fjalë për iCade – iPad Arcade Cabinet!

Në kohën e prezantimit të iPad të gjithë filluan të ankohen duke bërë krahasime të ndryshme dhe duke thënë që iPad ishte thjesht një iPhone gjigand. Pati dhe ankesa të shumta për faktin që nuk suporton flash! Por stafi i MAME doli më datën 1 prill me idenë fantastike të rikthimit të lojrave të vjetra (Old School) pikërisht me produktin iCade i cili të lejon ti lozësh duke përdorur iPad.

iCade

iCade

E bukura e këtyre shakave që ju sollëm është se nëse do ishin publikuar një ditë tjetër, të ndryshme nga 1 prilli, mund të ishin pa frikë lajme të vërteta! Kush ishte shakaja juaj e preferuar?

Ps: Diçka tjetër që duhet përmendur mendoj se është dhe fakti që me 1 prill stafi i trillime.com ka qënë pushim. E meritojnë 1 ditë në vit! 😀

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: