Ikona e privatesise

by Einar

Privatesia

Privatesia

Ikona e privatësisë

Një shembull i thjeshtë dhe konkret mund të shikohet tek bluzat tuaja, ikonat të cilat ju tregojnë si duhet të lahet ajo, jane pikërisht ideja që qëndron pas këtij propozimi rreth privatësisë.

Ikonat tek rrobat tuaja

Ikonat tek rrobat tuaja

Cfarë Propozohet:

Akoma nuk ekzistojnë ikona të tilla. Pasi të arrihet konsensusi do fillohet një sfidë krijimi të këtyre ikonave Design Challenge nga MozillaLabs. Pikat kryesore të debatit janë ato të shpjeguara mëposhtë.

  • Të dhënat tuaja përdoren për qëllime dytësore? Ndahen ato me palë të treta?
  • Të dhënat tuaja tregtohen?
  • Nën cilat kushte të dhënat tuaja ndahen me qeverinë dhe forcat e rendit?
  • Kompania e cila mbledh dhe ruan të dhënat tuaja i mbron ato gjatë të gjitha fazave, me masat e duhura?
  • Shërbimi që po përdorni ju jep/lejon kontrollin e të dhënave të tua?
  • Shërbimi që po përdorni i përdor të dhënat e tua për të ndërtuar dhe ruajtur një profil për përdorim jo-primar?
  • Reklamat (Kompanitë reklamuese) përdoren? Nëse po nën cilat kushte?
  • Për kompanitë të cilat ruajnë dhe trajtojnë të dhënat për një kohë të shkurtër, dhe me një tutelë më optimale etj, mund të propozohet një ikonë e veçantë “best practicies”.

Shpjegimi i propozimeve të bëra:

Të dhënat tuaja përdoren për qëllime dytësore? Ndahen ato me palë të treta?

Bashkimi Europian ka kryer një studim të imtësishëm për kodifikimin dhe rafinimin e shpjegimit të konceptit “qëllim dytësor”;

Përdorimi i të dhënave për diçka më tepër se qëllimi që personi, të cilit i ruhen të dhënat, mendon se ato janë ruajtur.

Mint.com përdor informacionet tuaja të loginit për të importuar të dhënat tuaja financiare nga bankat – pa lejen tuaj direkte. Ky është përdorimi primar dhe nuk duhet dënuar.

Testi i The RealAge ju propozohet si një pyetesor i lezetshëm dhe pastaj të dhënat tuaja shiten. Ky është një përdorim (qëllim) dytësor, dhe është një manipulim i përdoruesve.

Nëse ju regjistroheni për të përdorur një shërbim, ju duhet të interesoheni që të dhënat tuaja të përdoren vetëm për atë shërbim. Nëse shërbimi përdor të dhënat tuaja për qëllime dytësore, ata duhet ta bëjnë të ditur tek përdoruesit e tyre.

Nëse ata ndajnë të dhënat tuaja me palë të treta, ata duhet ta bëjnë të ditur edhe këtë gjë.

Të dhënat tuaja tregtohen?

Ju duhet të viheni në dijeni nëse dikush po fiton mbi kurrizin tuaj. Ju duhet të viheni në dijeni, si dhe për çfarë të dhënat tuaja po tregtohen.

Nën cilat kushte të dhënat tuaja ndahen me qeverinë dhe forcat e rendit?

I vendosin të dhënat tuaja në dispozicion të qeverisë apo forcave të rendit pa një mandat apo pa një subpoena?

Kompania e cila mbledh dhe ruan të dhënat tuaja i mbron ato gjatë të gjitha fazave me masat e duhura?

Të dhënat tuaja mund të mbrohen në mënyra të ndryshme: Nga përdorimi i SSL gjatë transaksioneve, tek kriptimi në server, tek fshirja e të dhënave të tua pasi ato nuk nevojiten me. Kompania në fjalë i ruan këto të dhëna? Kjo ikonë duhet të të vendosë në dijeni dobësine, nëse ka.

Shërbimi që po përdorni ju jep kontrollin e të dhënave të tua?

E keni mundësinë ti fshini të dhënat tuaja nëse dëshironi të bëni këtë zgjedhje? Mund ti editoni (ndryshoni) ato? Çfarë niveli kontrolli keni mbi të dhënat tuaja që ruhen në serverat e tyre.

Shërbimi që po përdorni përdor të dhënat e tua për të ndërtuar dhe ruajtur një profil për përdorim jo-primar?

Kjo është një pikë disi e komplikuar pasi tentohet të përfshihet koncepti i PII (Personally identificable information). Ajo që shqetëson është se, kompani të ndryshme mund të jenë duke ndërtuar një Dosier sekret mbi ju pa dijeninë tuaj – Psh: marrja e emailit tuaj, blerja e më shumë informacioneve nga palë të treta rreth emailit në fjalë, për të patur informacion psh rreth përdorimit të Kartës së kreditit (Ku, Sa here, etj) zakoneve të lundrimit… Pastaj përdorim i profilit tuaj për qëllime të cilat nuk bënin pjesë në marrëveshjen fillestare të përdorimit të shërbimit të tyre.

Reklamat (Kompanitë reklamuese) përdoren? Nëse po nën cilat kushte?

Në internet shumica e faqeve përdorin reklamat në faqet e tyre në forma të ndryshme, dhe regjistrimi i “zakoneve të lundrimit të përdoruesve” po rritet dita ditës. Yahoo, psh, mund të regjistrojë lëvizjet tuaja në 12% të internetit (nga korrespondencat personale). Ndërkohë që të rritesh tutelën e përdoruesve ndaj kompanive reklamuese mund të jetë diçka e rëndësishme, alarmimi në çdo faqe që përdor reklamat do ishte diçka dëmtuese në fakt. Akoma nuk është arritur një zgjidhje e për këtë situatë, megjithatë në proçes është studimi i një zgjidhjeje që të jetë e pranueshme për të gjithë.

Përfundimisht:

Hapat e tjerë janë socializimi me këtë listë të re të koncepteve të privatësisë dhe pasi të arrihet një marrëveshje, do jetë e mundur të fillohet me proçesin e designit.

source: ftc
foto nga: Alan Cleaver

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: