Historia e Internetit, 1999-2009

by Einar

Historia e Internetit

Historia e Internetit

Ky është artikulli i katërt i serisë mbi “Historia e Internetit”. Këtu kam sjellë dhjetëvjeçarin 1999 – 2009 dhe datat më të rëndësishme të tij. Mos harroni të lexoni dhe artikujt e tjerë besoj është një lexim i këndshëm.

2000: Bulëza e domaineve dotcom, kolapsi

2000 ishte viti i kolapsit të domaineve dotcom, duke sjellë si rezultat humbje të medha për shumë investues. Me qindra kompani u mbyllën, shumë nga të cilat nuk kthyen asnjë fitim tek investuesit e tyre. NASDAQ, e cila listoi një numër të madh të kompanive teknologjike të prekura nga bulëza e krijuar, arriti në 5.000, më pas humbi 10% te vlerës së saj në një ditë të vetme, dhe arriti fundin e saj në Tetor 2002.

2001: Lëshohet Wikipedia

Wikipedia

Wikipedia

Me kolapsimin e dotcom në vijim e sipër, Wikipedia lëshohet në 2001, një nga faqet e internetit e cila hapi rrugën për gjeneratën kolektive të përmbajtjes në Internet.

2003: VoIP lëshohet në publik

Në 2003: Skype i lëshohet publikut të gjerë, duke dhënë një ndërfaqe miqësore, të telefonatave me Zë me anë të IP.

2003: MySpace hipën në podium si rrjeti social më popullor

Në 2003, MySpace hap dyert e saj. Më vonë pati një rritje konstante derisa arriti në vëndin si rrjeti social më popullor në atë periudhë (megjithëse tashmë Facebook e ka zbritur nga podiumi)

2003: Ligji CAN-SPAM Act, hap sytë mbi emailet e pakërkuara.

Një hap i madh para, u arrit në 2003 me firmosjen e kontrollit të “Sulmit nga Pornografia dhe Marketingu i pakërkuar/padëshiruar”, njohur më mirë me emrin CAN-SPAM Act.

2004: Web 2.0

Megjithëse termi “Web 2.0″ u krijua në 1999 nga Darcy DiNinucci, duke ju referuar faqeve të internetit dhe “Rich Internet Applications” (RIA) të cilët kanë interaktivitet të lartë, u bë popullor në 2004. Gjatë konferencës së parë të Web 2.0, John Batelle dhe Tim O’Reilly përshkruan konceptin “Webi si Platformë”: Aplikacione të ndertuara për të përdorur lidhjen e Internetit në avantazhin e tyre, duke krijuar një largim nga desktopi. (gjë që ka anët e saj negative si varësine nga sistemet operative dhe mangësi në bashkëpunim)

2004: Rrjetet sociale dhe Digg

Termi “rrjete social”, besohet të jetë përdorur fillimisht nga Chris Sharpley në të njëjtin vit me termin “Web 2.0″, u transformua në një term të përdorur nga i gjithë Interneti. Faqet e ndryshme “rrjete sociale” dhe aplikacionet e ndryshme të internetit të cilat lejonin përdoruesit e tyre të krijonin dhe të ndanin përmbajtje të ndryshme me njëri tjetrin patën zanafillën e tyre në këtë periudhë.

Digg

Digg

Digg, një rrjet social lajmesh, u lëshua në Nëntor të 2004, duke hapur rrugën e faqeve të ngjashme si Reddit, Mixx, dhe Yahoo! Buzz. Digg solli një revolucion në konceptin tradicional të krijimit dhe gjetjes së përmbajtjes në internet, duke vlerësuar në mënyrë demokratike lajmet dhe linket të cilat komentohen dhe votohen nga komuniteti.

2004: “The” Facebook hap dyert për studentët e kolegjeve

Facebook

Facebook

Facebook u lëshua në 2004, megjithëse në fillimet e tij ishte i hapur vetëm për studentët e kolegjeve nën emrin “The Facebook”, më vonë, “The” u hoq nga emri i adresës, megjithëse adresa URL http://www.thefacebook.com funksionon akoma.

2005: YouTube – Stream i videove për publikun e gjerë

YouTube lëshohet në 2005, duke sjellë video online falas dhe duke e ndarë atë me publikun e gjerë të internetit.

2006: Twitter fillon të cicërojë

Twitter lëshohet në 2006. Fillimisht mendohej të quhej twittr (i inspiruar nga flickr), Mesazhi i parë i Twitter ishte “just setting up my twittr”.

2007: Kalimi i TV online

Hulu

Hulu

Hulu ishte i pari që u lëshua në 2007, një bashkëpunim ndërmjet ABC, NBC dhe Fox për të bërë të mundur shikimin online të Serialeve Televizive popullore.

2007: iPhone dhe Interneti në Celular

iPhone

iPhone

Inovacioni më i madh i 2007 ishte padyshim iPhone, i cili ishte padyshim përgjegjës për rinovimin e interesit ndaj aplikacioneve të celularëve për webin.

2008: Zgjedhjet në Internet

Të parat zgjedhje politike në Internet u bënë në 2008 me zgjedhjet Presidenciale Amerikane. Ishte viti i parë ku kandidatët për Presidentë të Amerikës shfrytëzuan në maksimum atë që mund të ofronte Interneti. Hillary Clinton e filloi fushatën e saj me videot në YouTube për fushatën e saj. Cdo kandidat kishte faqen e tij në Facebook apo llogarinë e tij në Twitter, ose të dyja sëbashku.

Ron Paul

Ron Paul

Ron Paul arriti një rekord të ri në mbledhjen e fondeve, duke arritur shifrën prej 4.3 milionë $ në një ditë të vetme me dhurimet online, dhe një javë më pas duke mundur rekordin e tij me arritjen e shifrës prej 4.4 milionë $ sërish në një ditë të vetme.

Zgjedhjet politike të 2008 vendosën Internetin në vend të parë të fushatës së zgjedhjeve, një modë e cila është vështirë të ndryshojë me kalimin e kohës.

2009: Rregullat e ICANN ndryshojnë

2009 solli një nga ndryshimet më të mëdha për Internetin të bëra në një kohë të gjatë kur Shtetet e Bashkuara liruan kontrollin e tyre mbi ICANN, emëruesin zyrtar të Internetit (Ata janë organizata zyrtare në regjistrimin e emrave të domaineve të Internetit)

Lexoni artikujt e tjerë të serisë:
Historia e Internetit, 1989-1999
Historia e Internetit, 1979-1989
Historia e Internetit, 1969-1979

Kjo përmbledhje datash dhe seri artikujsh u bë e mundur nga adresat më poshtë:
A People’s History of the Internet: from Arpanet in 1969 to Today:
Një rrjedhë kohore e Internetit nga guardian.co.uk
History of the Internet:
Një rrjedhë kohore e Internetit, deri në 1997.
The History of the Internet – Tim Berners-Lee:
Një përmbledhje e zhvillimeve më të mëdha mbi Internetin nga About.com.
Hobbes’ Internet Timeline – the definitive ARPAnet & Internet History:
Një rrjedhë kohore e Internetit, duke filluar nga 1957 deri në 2004, me një mori statistikash dhe materialesh
Internet Timeline:
Një përmbledhje bazë e historisë së Internetit nga FactMonster.com.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 3 trackbacks }

Previous post:

Next post: