Historia e Internetit, 1989-1999

by Einar

Historia e Internetit

Historia e Internetit

Ky është artikulli i tretë i serisë mbi Historinë e Internetit, e cila përfshin datat kryesore me detaje të vogla për këtë dhjetë vjeçar, kam sjellur aq të dhëna sa për të ngacmuar interesin e lexuesve, që vetë të hetojnë më shumë.

1990: ISP i parë me dial-up

1990 gjithashtu solli providerin e parë të Internetit, The World. Po në të njëjtin vit Arpanet u shpërbë (ndaloi së ekzistuari).

1990: Protokolli World Wide Web përfundoi

Kodi për World Wide Web u shkrua nga Tim Berners-Lee, bazuar në propozimin e tij bërë një vit më parë, së bashku me standartet për HTML, HTTP dhe URLtë.

1991: Faqja e parë e internetit krijohet

World wide web

World Wide Web

1991 solli disa nga të rejat më të mëdha të botës së Internetit. Faqja e parë u krijua dhe, ashtu siç email i parë shpjegoi çfarë ishte emaili, qëllimi i faqes së parë ishte shpjegimi se çfarë ishte World Wide Web.

1991: Protokolli i parë i kërkimit të bazuar në përmbajtje

Gjithashtu në të njëjtin vit, protokolli i parë i kërkimit i cili kontrollonte përmabjtjen e file-ve dhe jo vetëm emrin e tij u lëshua, i quajtur Gopher.

1991: MP3 kthehet në file standart

Në 1991, formati i fileve MP3 u pranua si standart. Filet MP3, duke qënë shumë të kompresuara, më vonë u kthye në një format popullor për të shpërndarë këngët apo albumet e plota në Internet.

1991: Kamera (WebCam) i parë

WebCam

WebCam

Një nga zhvillimet më interesante të kësaj periudhe ishte pikërisht WebCam i pare. U zhvillua në një laborator kompjuterik të Universitetit të Cambridge, 🙂 dhe qëllimi i vetëm i WebCamit të parë ishte monitorimi i një makinerie kafeje në mënyrë që punonjësit e laboratorit të evitonin rrugën për te makineta nëse kafeja ishte mbaruar!

1993: Mosaic – shfletuesi i parë grafik për përdorim publik

mosaic

Mosaic

I pari shfletues i famshëm ishte, Mosaic, i lëshuar në 1993. Ndërkohe që Mosaic nuk ishte i pari shfletues, ai konsiderohet si i pari që bëri të mundur lehtësimin e përdorimit të internetit nga pubilku i gjerë.

1993: Qeveritë i bashkangjiten internetit

Në 1993, Shtëpia e Bardhë dhe Kombet e Bashkuara futen online, duke filluar me këtë rast përdorimin e emrave të domaineve .gov dhe .org

1994: Shfletuesi Netscape Navigator

Netscape

Netscape

Konkurenti i parë i shfletuesit Mosaic, Netscape Navigator, lëshohet në 1994.

1995: Tregtimi i internet

1995 shpesh konsiderohet si viti i parë kur tregtia prek webin. Ndërkohë që ndërmarrje të ndryshme ishin online që para 1995, në këtë vit disa faktorë kanë ndikuar në këtë zhvillim. Netscape në këtë vit zhvillon të parin kriptim SSL (Secure Sockets Layer), duke rritur sigurinë e operacioneve financiare si pagesat me anë të kartës së kreditit online.

Për më shumë, dy nga bizneset më të mëdha online filluan në të njëjtin vit. Shitja e parë në “Echo Bay” u krye në atë vit. Echo Bay më vonë u transformua në eBay. Amazon.com gjithashtu fillimin e saj e kishte në 1995, megjithëse nuk kishte fitime për gjashtë vjet, deri në 2001.

1995: Geocities, Vatikani futet online, dhe JavaScript-i.

Zhvillime të tjera të mëdha atë vit ishte lëshimi i Geocities (i cili zyrtarisht u mbyll më 26 tetor, 2009).

Vatikani gjithashtu futet online për herë të parë.

Java dhe JavaScript (i quajtur LiveScript fillimisht nga krijuesi i saj, Brendan Eich, ishte pjesë dhe krijim i shfletuesit Netscape, më vonë një marrëveshje ndërmjet Sun dhe Netscape ishte arsyeja e quajtjes JavaScript) ju prezantua publikut për herë të parë në 1995. ActiveX u lëshua nga Microsofti vitin tjetër.

1996: Shërbimi i parë i bazuar në Web (WebMail)

Hotmail

Hotmail

Në 1996, HoTMaiL (Shkronjat e mëdha janë si homaxh për HTML), shërbimi i parë i webmail lëshohet.

1997: Termi “weblog” zbulohet

Ndërkohë që blogjet e para në një formë apo tjetër kishin disa vite që ishin krijuar, 1997 ishte viti i parë ku termi “weblog” u përdor.

1998: I pari “Lajm i Ri” lëshohet online në kundërshtim me mënyrën tradicionale, mediat e vjetra!

Në 1998, lajmi i parë i rëndësishëm të mësohej online ishte ai i skandalit të Bill Clinton & Monika Lewinsky (referuar si “Monicagate”), lajm i cili u postua në “The Drudge Report” pasi flashi u dha nga Newsweek.

1998: Google!

Google

Google

Google u lëshua në 1998, duke revolucionalizuar mënyrën me të cilën njerëzit gjenin informacionin online.

1998: Shpërndarja e fileve në Internet fillon

Napster

Napster

Në 1998, lëshohet Napster, duke hapur dyert e ndarjeve të fileve audio në Internet.

1999: Projekti [email protected]

1999 është viti ku njëri nga projektet më interesante u fillua online: [email protected] lëshohet. Projekti ka krijuar ekuivalentin e një superkompjuteri gjigand duke ndërlidhur më shumë se 3 milionë kompjutera rreth e rrotull botës, duke përdorur proçesorët e tyre në momentin që screen saver, ishte në punë, duke treguar që kompjuteri nuk ishte në përdorim. Programi analizonte të dhënat e valëve të radiove dhe të teleskopëve për shenja jete jashtëtokësore.

Lexo artikujt e tjerë të serisë:
Historia e Internetit 1969-1979
Historia e Internetit 1979-1989
Historia e Internetit, 1999-2009

{ 1 comment… read it below or add one }

AJAX March 6, 2010 at 12:03 pm

Artikull shume interesant.mezi po pres pjesen tjeter 🙂

Reply

Leave a Comment

{ 3 trackbacks }

Previous post:

Next post: