Historia e internetit 1979-1989

by Einar

Historia e Internetit

Historia e Internetit

Sot do ju sjellim dhjetëvjeçarin e dytë 1979 – 1989! Do vazhdojmë sërish me momentet kulminante në historinë e Internetit për këtë dhjetëvjeçar. Ky është artikulli i dytë i një serie të përbërë nga katër artikuj në total.

1980: Programi ENQUIRE

CERN Organizata Europiane për kërkimin bërthamor lëshon ENQUIRE (programuar nga Tim Berners-Lee), një program hipertekstual i cili lejonte shkencëtarët e laboratorit të fizikës bërthamore, të mbanin shënimet e njerëzve, programeve dhe projekteve, duke përdorur hipertekst-in (hyperlinks).

1982: “Emoticon” i parë

emoticon

emoticon

Ndërkohë që shumë persona ja atribuojnë Kevin MacKenzie shpikjen e “emoticon” në 1979, në fakt ishte Scott Fahlman në 1982 i cili propozoi përdorimin e 🙂 pas një barsalete, në vënd të origjinales së propozuar nga MacKenzie. Ky ishte momenti i lindjes së emoticonit modern.

1983: Kompjuterat e Arpanet kalojnë tek TCP/IP

1 Janar 1983 ishte afati i fundit i kompjuterave të Arpanet të kalonin tek protokollet TCP/IP të zhvilluar nga “Vinton Cerf”. Disa qindra kompjutera ishin pjesë e këtij ndryshimi. Gjithashtu në 1983 u zhvillua edhe “Name Server”.

1984: Domain Name System (DNS)

DNS

DNS

Domain Name System” u krijua në 1984 së bashku me të parin Domain Name Server (DNS). Sistemi i emrit të domaineve ishte i rëndësishëm për arsyen se transformoi adresat e internetit në “Ndërfaqe të thjeshtësuar” në krahasim me sistemin e mëparshëm numerik. Serverat DNS lejuan përdoruesit e Internetit shkruajnë një “emër adresë” të lehtë për tu kujtuar e cila konvertohej në adresë ip në mënyrë automatike.

1985: Komunitetet Virtuale

1985 solli zhvillimin e WELL (shkurtim i Whole Earth ‘Lectronic Link), një nga komunitetet virtuale më të vjetër i cili është akoma operativ. Ai u zhvillua nga Stewart Brand dhe Larry Brilliant në shkurt të 85. Ai filloi si një komunitet i lexuesve dhe shkrimtarëve të “Whole Earth Review” dhe përbëhej nga një grup i veçantë intelektualësh. Revista Wired dikur e etiketoi si “komuniteti online më me influencë në botë”

1986: Lufta e Protokolleve

Të ashtuquajturat “lufta të Protokolleve” filluan në 1986. Shtetet Europiane në atë periudhë ishin të orientuara drejt “Open Systems Interconnection” (OSI), ndërkohë që Shtetet e Bashkuara (USA) po përdornin protokollin Internet/Arpanet, i cili fitoi luftën.

1987: Rritja e Internetit

Në 1987, në Internet ndodheshin afërsisht 30.000 hoste. Protokolli origjinal i Arpanet ishte limituar në 1.000 hoste, por kalimi tek standarti TCP/IP, rriti mundësinë e shtimit të hosteve.

1988: IRC – Internet Relay Chat

irc

irc

Në 1988, Internet Relay Chat (IRC) u shfaq për herë të parë, duke hapur rrugën e chatit në kohë-reale dhe të programeve “instant messaging” të cilët përdorim edhe sot.

1988: Gjithashtu ishte viti i të parit sulm në Internet. Një nga “worms” / “krimbet” më të mëdhenj të Internetit u lëshua në 1988. I ashtuquajturi “The Morris Worm”, ai u programua nga Robert Tappan Morris dhe shkaktoi ndërprerje në pjesë të mëdha të Internetit.

1989: Lëshohet AOL

AOL

AOL

Në kohën që Apple u largua nga programi AppleLink në 1989, projekti u riemërua dhe “America Online” lindi. AOL, e cila është e mirënjohur edhe tani, në kohën e krijimit rriti akoma më shumë popullaritetin ndërmjet përdoruesve të Internetit.

1989: Propozimi i World Wide Web

WWW

WWW

1989 gjithashtu solli edhe propozimin e World Wide Web, shkruar nga Tim Berners-Lee. U publikua fillimisht në muajin Mars të revistës MacWorld, dhe pastaj u ripropozua në Maj 1990. U ripropozua për të tërhequr vëmendjen e CERN, pasi një sistem hipertekstual global ishte pikërisht në interesin e CERN. Fillimisht quhej “Mesh” dhe termi “World Wide Web” i erdhi si ide Berners-Lee në kohën që po shkruante kodin në 1990.

Lexo artikujt e tjerë të serisë:
Historia e Internetit 1969-1979
Historia e Internetit, 1989-1999
Historia e Internetit, 1999-2009

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: