
ç'aktivizimi i opsionit 'User Account Control'
Nëse jeni munduar të kuptoni arsyen e këtij opsioni, përgjigja është pasi, meqënëse Virusi infekton kompjuterin tuaj kur e përdorni si një Përdorues Standart i tij, virusi nuk mund të ketë liri hyrjeje në të gjitha të dhënat e sistemit, ndaj totali i dëmtimeve që mund të shkaktojë do jetë shumë më i limituar.
Megjithese mund të ketë mundësinë të infektojë dokumentet tuaja apo të lexoje email-et, ai nuk mund të infektoje file-t e sistemit operativ apo te instalohet automatikisht dhe gjithashtu nuk mund të startohet automatikisht sa herë që ju ndizni kompjuterin.
Nëse një virus tenton të modifikojë file-t e sistemit apo opsionet, UAC, User Account Control do ju lajmërojë me dritaren tipike.
Duke marrë parasysh eksperiencën e mëparshme me Windows Xp, ndjehem më mirë nëse këtë opsion e ç’aktivizoj pasi më duket e bezdisshme ideja e klikimit herë pas here të butonit Continue sa herë që dëshiroj të instaloj ndonjë program (gjithashtu kontrolloj vetë çfarë instaloj) dhe për më tepër mendoj që programuesit e viruseve nuk e kanë të vështirë ta ç’aktivizojne ata vetë opsionin User Account Control duke ndryshuar vlerën e file-t të rregjistrit EnableLUA duke i dhënë vlerën 0.
Ja se si mund te ç’aktivizohet opsioni User Account Control, nga paneli.
Rruga që duhet të ndiqni është kjo:
Control Panel -> User Accounts
pastaj klikoni në llogarinë që ju dëshironi të ç’aktivizoni këtë opsion (UAC)(1) , dhe do shikoni një link ku thotë
“Turn User Account Control on or off”
Selektoni kutinë për ta aktivizuar dhe hiqni selektimin nëse dëshironi ta ç’aktivizoni.
Axhiornim nga Einar:
pas sinjalizimit të tirancalling, po shtojmë edhe diçka tjetër pasi e testova edhe vetë.
një disavantazh në kryerjen e proçedures së mësipërme është lajmërimi nga ana e Windows për mbrojtjen e kompjuterit e cila sinjalizohet në mënyrë të përhershme.(megjithëse unë personalisht nuk e kam hequr si opsion, Denisi me sa duket po
)
- User Account Control [↩]









{ 6 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
Me duket se e bera.
Flm djema.
.-= tiranacalling´s last blog ..Dhe pastaj Hollywood zbuloi shqiptaret =-.
Vetem se tani del kjo ” avvisi di protezione windows” gjithmone e kuqe. Me bezdis.
Dreq windowsi.
.-= tiranacalling´s last blog ..Dhe pastaj Hollywood zbuloi shqiptaret =-.
Me sa duket Denisi, do te kete patur te c’aktivizuar me pare psh axhiornimet automatike te windows, dhe nuk e ka vene re qe lajmerimi shfaqej pastaj.
sidoqofte e vendosa ne artikull sinjalizimin, faleminderit tiranacalling
Keni shume te drejte.
windowsi).
Unë i heq gjithmonë te gjitha axhiornimet automatike, antiviruset etj. sepse rëndohet shume (ca është i rendë vetë
E përdor shumë pak Windows-in vetëm kur jam i detyruar dhe 99% te rasteve offline. Lajmërimi i windows-it me del gjithmonë dhe nuk më bën më përshtypje.
PS: Faleminderit për sinjalizimin si dhe për komentet.
Pershendetje.
Ndoshta UAC eshte i besdishem por eshte aty per nje arsye sigurie..
Psh…. prinderit e mi nuk ja kane idene si ta pedorin pc qe ju kam derguar
dhe jane nen nje account pa te drejta administratori…
Eshte fale UAC qe pc eshte akoma ne funksion se po te ishte per prinderit e mi do e kishin bere gjithcka lemsh……
genti, UAC nuk vihet ne dyshim qe eshte vene per te shtuar masat mbrojtese te sistemit operativ Windows. Ketu thjesht eshte keshilluar per ata te cilet po kalojne nga sistemi Xp ne Vista, pasi ne Xp nje opsion i tille nuk egzistonte dhe nese preferojne mund ta heqin (gjithashtu nese jane te afte te kene kujdes me cfare instalojne ne kompjuterin e tyre)
Megjithate duhet thene qe egziston mundesia qe UAC te anashkalohet nga persona te cilet kane aftesi dhe njohuri me shume se ne konsumatoret e thjeshte te ketyre produkteve