Hiqni buzeqeshjen nga blogu juaj

by Einar

buzeqeshje_eklipsi.gifNëse si platformë për faqen tuaj keni zgjedhur WordPress-in, përveç thjeshtësisë së tij, normalisht jeni familjarizuar dhe me plugin-ët, numri masiv i tyre është impresionues.

Gjithashtu do keni vënë re në blogje të ndryshme që diku tek footer, ose në pjesë të tjera të blogut shfaqet një buzëqeshje.

Si shembull kemi marrë blogun mbreti3gut

Për të kuptuar se për çfarë po flasim shikoni imazhin më poshtë:

Buzëqeshja mbreti3gut

Buzëqeshja mbreti3gut

Me sa duket ky imazh është një funksion i plugin-it të instaluar:
wordpress.com stats plugin.

Nëse nuk të pëlqen kjo gjë, lind edhe pyetja se si mund ta heqësh atë buzëqeshje nga blogu yt?

Mënyra më e thjeshtë për ta hequr është modifikimi i file-t style.css
Duhet të shkoni tek editori i temës tuaj më saktësisht tek

    stylesheet (style.css)

dhe të shtoni kodin e mëposhtëm:

    img#wpstats{display:none}

Përgjigjia qendron tek FAQ i pluginit:

Can I hide the smiley?
Sure, just use display:none. Try this code in your stylesheet:

img#wpstats{display:none}

Problemi nëse mund ta quajmë të tillë është se në kohën që ti e merr për ta instaluar këtë plugin aty nuk shpjegohet asgjë rreth shfaqjes së këtij imazhi, pra tek description, dhe duke qënë se koha është ajo që është mund të ndodhë që shumë persona nuk ndalojnë të lexojnë FAQ e pluginëve! (kjo ka dhe justifikimin e saj, duke qënë se kemi të bëjmë me një numër të madh pluginësh, të ndalosh të lexosh për të gjithë FAQ, atëherë po që do humbisnim një kohë të gjatë)

{ 7 comments… read them below or add one }

ALBeagle October 22, 2009 at 8:11 pm

Mesim interesant…. Me pelqeu tej mase 😀
.-= ALBeagle´s last blog ..Shqipëria – Vështrim i përgjithshem =-.

Reply

B.Selmani October 22, 2009 at 8:25 pm

Huh, me pare ky “bukuroshi” qe gjithnje buzeqesh me pengonte goxha, por tani psq jam socializuar me te nuk dua ta heq.

Mirepo, mesa kam verejtur ky paraqitet vetem te disa shfletus si IE dhe Chrome, ndersa te Firefox dhe Opera jo… Apo jam gabim???

Reply

Einar October 22, 2009 at 8:43 pm

lol kohe me pare une kerkoja se si ta vendosja pasi e shikoja neper blogje te ndryshme dhe me pelqente….

artikulli me shume i drejtohet atyre qe nuk ju pelqen ta kene 🙂

buzeqeshja shfaqet ne te gjithe browserat 😉 dhe ne fakt eshte e kendshme…

Reply

Granit October 23, 2009 at 2:46 pm

Artikull interesant, por tek http://www.abcshqip.com nuk me shfaqet edhe pse e kam te instaluar Wp Stats kurse ndonje modifikim ne style.css nuk kam bere qe te mos shfaqet.

Reply

Einar October 23, 2009 at 4:19 pm

Tek abcshqip shafqet Granit, nuk eshte e thene te dale vetem tek pjesa e copyright ;), psh tek abcshqip del tek footer djathtas fare….

Reply

Granit October 23, 2009 at 10:56 pm

Jo, nuk e di pse por mua nuk me shfaqet fare, mund ta besh nje screenshot ta shoh 🙂
.-= Granit´s last blog ..image015 =-.

Reply

Einar October 24, 2009 at 5:22 pm

Granit jam gabuar ne komentin mesiper… kam dashur te them ne pjesen e majte..

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: