Harte Html apo Xml? Google preferon harten Html…

by Einar

Html vs Xml

Html vs Xml

Në një nga videot e Matt Cutts ku ai përgjigjej pyetjeve rreth SEO, ai ju përgjigj pyetjes, nëse është më mirë të ndërtosh një hartë të faqes (sitemap)HTML apo në XML.

Një hartë HTML, është një mënyrë e konsoliduar dhe e vjetër nga ku përdoruesit janë të aftë të gjejnë gjithçka (pak a shumë) të faqes tuaj me anë të një faqeje të vetme.

Në raste të ndryshme, për faqe të mëdha, faqes do i duheshin disa faqe HTML për të bërë të mundur këtë shpalosje të faqes së tyre, por për faqe të vogla (kjo është sitemap i eklipsit), ka kuptim vendosja në një faqe të vetme.

Një hartë XML, mund të jenë gjithashtu disa file, por nuk janë të shikueshme për vizitorët e thjeshtë, por janë vetëm për motorët e kërkimit, spiders.

Kur pyetja ju drejtua Matt Cutts të Google, nëse do bënit një zgjedhje, cilën nga të dyja do preferonte, ai zgjodhi hartën në HTML pasi kjo do ishte e përdorshme si nga vizitoret e faqes si nga spiders, të dyja palët do e përdornin.

Nuk është e sigurtë nëse të gjithë ekspertët e SEO do bënin të njëjtën zgjedhje, por pyetjes nuk ju përgijgj një SEO, por Matt.

Siç konfrimon edhe vetë Matt, në momentin që ju ndërtoni hartën HTML, të bësh një version XML të saj është shumë e thjeshtë.

Ndaj këshilla që mund të ju japim ne është ti ndërtoni të dyja, mundësisht.

{ 1 comment… read it below or add one }

Armando June 23, 2010 at 1:33 pm

pershendetje,
Une deri tani ne nje website timin kam perdorur vetem .xml dhe skam patuar asnje problem. Perkundrazi shkrimet e reja beheshin index brenda disa sekondave dhe google bots nuk dilnin asnjehere nga faqa 🙂

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: