Harta e Metalit

by Einar

Post image for Harta e Metalit

Heavy Metal (shpesh referuar thjesht si Metal) është një zhanër i muzikës rock që u zhvillua në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me rrënjët në Blues Rock dhe Psychedelic Rock, bandat muzikore që krijuan Heavy Metal zhvilluan një tingull të rëndë, karakterizuar nga manipulimi i valëve zanore të instrumentit nëpërmjet teknikave të caktuara për të prodhuar tinguj që perceptohen si të nxehtë, të paqartë, të rrëmujshëm, gati-gati akustikisht te ndotur. Pra, në rastin e muzikës metal një efekt i tillë është mjaft i zhvilluar dhe i amplifikuar, solo kitare të zgjatura, dhe volumi total i lartë. Tekstet e rënda të heavy-metalit dhe stilet e performancës janë të lidhura në përgjithësi me maskulinitetin.

Fansat tashmë kanë një mundësi më shumë për tu njohur më në thellësi me këtë zhanër me anë të një harte interaktive të metalit.

harta e metalit

Mjafton të klikoni në Hartë mbi ndarjet e ndryshme që vetë Metali ka patur në vitet ne vazhdim nga klasikja Heavy Metal tek Progressive Metal duke kaluar tek Speed Metal e me radhë në kategori të ndryshme apo pse jo të informoheni mbi rrënjët e vetë Metalit dhe lidhjet me Hard Rock, Psychedelic Rock, Garage Rock e me radhë…

Klikimi sjell një shpjegim të detajuar dhe thërret një playlist me këngët më të mira të secilës kategori.

Një faqe fantastike jo vetëm për të apasionuarit por edhe për ata që dëshirojnë të dinë më shumë rreth Metalit, historisë së tij dhe përfaqësuesve më të denjë.

Harta e Metalit

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: