Hapja e nje llogarie ne Pay-Pal !

by Denisi

paypal_logosvg

Cfare nevojitet te hapesh nje llogari ne Pay-Pal ?
Adresa juaj e e-mailit dhe nje , bllok shenimesh.

Sa kohe duhet ?
Pay-Pal -it i duhen nga 2-3 dite per te verifikuar llogarine tuaj bankare.

Si punon , dhe cfare duhet te bej ?

  1. Hapi i pare: Fillimi
    Shkoni ne kete adrese
    www.paypal.com
  2. Hapi i dyte: Rregjistrimi
    poshte opsionit New user ? klikoni Sign up
    klikoni tek Personal Account dhe zgjidhni shtetin tuaj , pastaj klikoni Continue
    mbushni hapesirat dhe pastaj klikoni Sign up
    Pastaj do dergoheni te nje faqe e re ku thote  “Account sign up”.Ketu do ju shpjegohen hapat e metejshem.
    Ju do merrni nje e-mail ne adresen qe keni vendosur ne momentin e rregjistrimit. E-maili do permbaje nje link i cili te rikthen tek Pay-Pal.Do ju duhet te konfirmoni adresen e e-mailit dhe passwordin qe keni vendosur duke klikuar mbi ate link.
    Klikoni: Confirm
  3. Hapi i trete: Linkoni Pay-Pal te llogaria juaj bankare.
    Pasi te vendosni passwordin tuaj adresa e emailit do verifikohet dhe tani mund te plotesoni opsionet e llogarise tuaj bankare
    Do ju duhet Emri i Bankes , “Routing transit number” dhe numri i llogarise bankare. Routing number zakonisht jane nr e pare ne çek , dhe zakonisht perbehet nga 9 numra . Klikoni Add Bank Account.
    Pay-Pal do kaloje nje shume te vogel lekesh , zakonisht 2-3 qindarka , per nje periudhe 2-3 ditore. shikoni llogarine tuaj dhe mbani shenim shumen e depozituar nga “Paypal.com”. logohuni te llogarija juaj ne pay-pal dhe klikoni ne linkun Confirm Bank Account ne faqen e Account Overview.

Kjo ishte e gjitha tani ju keni hapur nje account Pay-Pal.