H1N1 (Gripi i derrave)

h1n1-gripi_i_derrave_eklipsi

Informacione te pergjithshme.

çfare eshte H1N1 ?

H1N1 (i ashtuquajtur “gripi i derrave”) eshte nje virus i ri qe shkakton semundjen e gripit tek njerezit. Fillimisht u zbulua tek njerezit ne Shtetet e Bashkuara ne Prill te 2009. Virusi po shperndahet nga njeriu-ne-njeri, pak a shume ne te njejten menyre qe shperndahet edhe gripi i zakonshem sezonal.

Cilat jane shenjat dhe simptomat e virusit H1N1 tek njerezit?

Simptomat e virusit te gripit H1N1 tek njerezit jane te ngjashme me simptomat e gripit te zakonshem sezonal te cilat perfshijne ethe, te kollituren, fyt i thare, hunde te bllokuara, dhimbje kraharori, dhimbje koke, lodhje. Nje numer i konsiderueshem i njerezve te cilet jane infektuar nga ky virus kane treguar edhe simptoma te tjera si diare dhe te vjellura. Gjithashtu, si gripi sezonal, semundje te ndryshme dhe vdekje te shumta ka patur si rezultat i semundjes se bashkangjitur me virusin H1N1.

Si shperndahet virusi H1N1?

Shperndarja e virusit H1N1 mendohet se ndodh ne te njejten menyre si ajo e gripit te zakonshem sezonal. Viruset e gripit normalisht shperndahen nga njeriu-ne-njeri nga te kolliturit apo teshtitja e personave te infektuar. Ndonjehere njerezit mund te infektohen duke prekur diçka qe permban virusin e gripit ne te dhe pastaj duke prekur hunden e tyre ose gojen.

Sa kohe mund te vazhdojne te transmetojne virusin personat e infektuar?

Momentalisht, burime zyrtare kane bere te ditur qe virusi ka te njejtat aftesi dhe kohe shperndarjeje si ai i gripit normal sezonal. Me gripin normal, studime te ndryshme kane treguar qe njerezit mund te transmetojne virusin, nga nje dite para se te shfaqin simptomat gjer ne shtate dite pasi ata semuren. Femijet, ne veçanti moshat e reja, mund te jene te afte te transmetojne virusin per kohe me te gjata. Studime te ndryshme po zhvillohen dhe rezultate te reja do behen te ditura me kalimin e kohes.

Shenjat & Simptomat

Cila eshte diferenca midis simptomave te gripit dhe ftohjes se zakonshme?

Simptomat e virusit te gripit H1N1 jane te ngjashme me ato te gripit te zakonshem sezonal te cilat perfshijne:

  • ethe
  • kolle
  • Fyt i thate
  • rrjedhje hundesh, ose hunde te bllokuara
  • dhimbje trupore
  • dhimbje koke
  • ____
  • lodhje trupore
  • Shumica e njerezve semuren dhe kete semurje e kalojne ne shtepine e tyre. Njerezit duhet te kerkojne ndihme mjekesore nese kane veshtiresi ne frymemarrje apo siç thuhet ne gjuhen e perditshme ju iken fryma, apo nese ethet vazhdojne per me shume se 3 dite. Per prinderit me femije te vegjel te cilet jane te semure duhet te kerkojne ndihmen mjekesore nese femijet kane frymemarrje te shpejte apo veshtiresi ne frymemarrje, duke ju bashkangjitur ethet.

    Duhet te kene mbeshtetje dhe ndihme ne shtepi – pushim, dhe te pijne lengje te shumta.