Guide “For Dummies” per te pare Hulu pa proxy!

nga Einar

Hulu

Hulu

Kohë më parë ju kemi mësuar me anë të një tutoriali se si të shikonit Hulu.com duke përdorur një program i cili kishte aftësinë të kamuflonte adresën tuaj të ip në një adresë ip Amerikane, pasi Hulu.com është një faqe interneti që mund të shikohet vetëm brënda kufinjve Amerikane dhe i dedikohet publikut Amerikan!

Sot me një tutorial të detajuar (me imazhe) do ju tregojmë se si mund të ja arrini qëllimit për të parë Hulu.com pa patur nevojën që të fshiheni pas adresave proxy! Mjafton që të keni një linjë të mirë interneti dhe pasi të ndiqni hapat e tutorialit atëherë në një kohë të shkurtër do keni mundësinë të shikoni edhe serialet e fundit Amerikane pa proxy.

Për çfarë do keni nevojë:

1. Browserin Mozilla Firefox
2. Add-onin Modify Headers
3. Microsoft Management Console (E përfshirë në Windows)

Hapi 1 – Instaloni Firefox dhe add-onin Modify Headers:

Nëse nuk e keni të instaluar akoma Firefoxin, instalojeni.
Instaloni add-onin Modify Headers nga linku i mësipërm.

Hapi 2 – Konfiguroni add-onin Modify Headers:

1. Në Firefox, klikoni Tools dhe pastaj Modify Headers.
2. Në pjesën sipër të dritares Modify Headers është një kuti e vogël “drop-down box”. Selektoni Add nga ajo kuti.
3. Në fushën e parë të tekstit ngjitur me drop-down, shkruani “X-Forwarded-For” pa thonjëza.
4. Në fushën e dytë të tekstit, shkruani “12.13.14.15″(ose ip të Google psh, mjafton të jetë një ip Amerikane) pa thonjëza.
5. Lëreni fushën e tretë të tekstit bosh dhe klikoni Add në të djathtë të saj.
6. Klikoni butonin Enable All në të djathtë.
7. Klikoni butonin Configuration, sigurohuni që “Always On: Enable modify headers when the window/tab is closed” të jetë i selektuar, nëse nuk keni ndonjë arsye të veçantë të mos e mbani të selektuar…

KUJDES: Modifikimi i mësipërm mund të shkaktojë ndërhyrje me faqet e tjera të internetit që ju keni dëshirë të kujtojnë se jeni vizitor nga shteti ku ndodheni ju. Sdq mund të ç’aktivizoni add-on në kohën që nuk përdorni Hulu.

[slideshow id=1]

[nggallery id=1]

Hapi 3 – Bllokoni portat tcp/udp që Hulu përdor në Microsoft Management Console.

Duket si e komplikuar por është më e lehtë se sa duket

Seksioni A – Shtoni një “IP Security Policies on Local Computer” snap-in në MMC

1. Në Windows 7/Vista ju mjafton të klikoni Start dhe të shkruani “mmc” pa thonjëza dhe të shtypni Enter, në XP duhet të klikoni Start > Run > shkruani “mmc” pa thonjëza dhe shtypni Enter.
2. Klikoni File dhe pastaj Add/Remove snap-in
3. Selektoni “IP Security Policy Management” dhe klikoni butonin Add në mes.
4. Një dritare/proçedure e re do hapet, lëreni në “Local Computer” dhe klikoni Finish.
5. Pastaj në dritaren e Add/Remove snap-in, klikoni OK.

[nggallery id=2]

Seksioni B – Krijoni një IP Security Policy për Hulu

1. Në dritaren kryesore të MMC, klikoni me të djathtën dhe selektoni “IP Security Policies on Local Computer”
2. Klikoni Action në pjesën e sipërme të menusë dhe pastaj “Create IP Security Policy”
3. Në dritaren e re që hapet, klikoni Next.
4. Vendosni një emër për policy e re, Unë vendosa “Policy e Sigurise Hulu”. Klikoni Next.
5. Requests for secure communication? ska rëndësi, klikoni Next.
6. Hiqni selektimin e kutisë së “edit” dhe klikoni Finish.

[nggallery id=3]

Seksioni C – Krijoni një Listë Filter IP të portave tcp/udp që dëshironi të bllokoni.

1. Në dritaren kryesore të MMC, klikoni dhe selektoni “IP Security Policies on Local Computer” sërish.
2. Klikoni Action në pjesën e sipërme dhe pastaj “Manage IP Filter Lists and Filter Actions”
3. Tek tab “Manage IP Filter Lists”, klikoni Add.
4. Vendosni një emër sipas dëshirës për filtrin e ri. Unë zgjodha “Bllokimi i TCP/UDP Hulu”.
5. Klikoni Add. Në dritaren e re që do dalë “Welcome to IP Filter Wizard”, klikoni Next.
6. Nuk ka ndonjë arsye për të vendosur përshkrimin/description… klikoni Next.
7. Për “source IP address”, zgjidhni “Any IP Address” dhe klikoni Next.
8. Për “destination IP address”, zgjidhni “Any IP Address” dhe klikoni Next.
9. Për “protocol type”, zgjidhni “TCP” dhe klikoni Next.
10. Zgjidhni “To this port” dhe vendosni 1935 në kutinë boshe dhe klikoni Next.
11. Klikoni Finish.
12. Në kutinë “IP Filter List” tani duhet të keni 1 IP filter për portën TCP 1935.
13. Ndiqni hapat nga 5 tek 11 dhe një herë tjetër, duke ndryshuar UDP në vënd të TCP.
14. Në kutinë “IP Filter List” tani do keni 2 IP filters për TCP dhe UDP në portën 1935.
14. Klikoni OK.

[nggallery id=4]

Seksioni D – Shtoni një Aksion filtrues IP në mënyrë që MMC të bllokojë portat e mësipërme tcp/udp.

1. Tani që jeni kthyer pas në dritaren  ”Manage IP Filter Lists and Filter Actions”.
2. Klikoni tabin “Manage Filter Actions” sipër dhe pastaj klikoni butonin Add.
3. Në dritaren e re që hapet, klikoni Next.
4. Vendosni një emër për aksionin, si psh “Bllokimi i Hulu” dhe klikoni Next.
5. Në dritaren që hapet “Filter Action General Options”, selektoni “Block” klikoni Next dhe pastaj Finish.
6. Në dritaren e “Manage IP Filter Lists and Filter Actions” klikoni Apply dhe pastaj OK.

[nggallery id=5]

Seksioni E – Krijoni një rregull Sigurie IP duke kombinuar Listën e Filtrit IP, Filter List dhe Aksionin Filter IP, nga seksionet mësipër.

1. Në dritaren kryesore të MMC, klikoni me të djathtën mbi Policy e Sigurisë Hulu që krijuam dhe klikoni Properties.
2. Tek tab Rules, klikoni Add.
3. Në dritaren e re që hapet, klikoni Next.
4. Lëreni opsionin e selektuar në default “This rule does not specify a tunnel” dhe klikoni Next.
5. Për Network Type, selektoni “All Network Connections” dhe klikoni Next.
6. Tek dritarja “IP Filter List” Selektoni “Bllokimi i TCP/UDP i Hulu” (vendosni pikën brënda rrethit të vogël :P ) dhe klikoni Next.
7. Tek dritarja “Filter Action” Selektoni “Bllokimi i Hulu” si në pikën e mësipërme dhe klikoni Next.
8. Klikoni Finish.

[nggallery id=6]

Seksioni F – Jepini Assign Policy i Sigurise IP Hulu dhe provojeni!

1. Në dritaren kryesore të MMC, klikoni me të djathtën mbi “Policy e Sigurise IP Hulu” që kemi krijuar dhe klikoni “Assign”
2.  Pasi të mbyllni dhe të hapni sërish Firefoxin, do keni mundësi të përdorni faqen Hulu.com edhe jashtë territorit Amerikan!

[nggallery id=7]

Tani do keni mundësinë të shikoni serialet dhe filmat në Hulu.com, pa nevojën e ndonjë proxy apo vpn, që më parë ishin të disponueshëm vetëm për publikun Amerikan!

[nggallery id=8]

Nëse do arrini me sukses të gjitha hapat dhe tutoriali mësipër do ju funksiojë ashtu siç funksioi edhe për ne, mos hezitoni por na lini ndonjë koment!

Ps: Protip, mjafton të ndiqni veprimet tek imazhet e vendosura dhe do ja arrini pa asnjë komplikim!

{ 2 komente }

Filma Shqip August 7, 2010 at 5:39 pm

Shume mire, i bera te gjitha hapat dhe tani po shof nje film ne HULU
tutorial fantastik

kkOr4b October 10, 2010 at 1:31 pm

Me te vertete tutorial fantastik ta shofim a do me punoj :D

Komentet në këtë artikull janë të mbyllura.

Previous post:

Next post: