Grimca Higgs Boson

by Einar

Post image for Grimca Higgs Boson

Nëse jeni të interesuar të kuptoni se çfarë është grimca Higgs Boson duhet të shikoni këtë video.

Shpjegimi jepet nga fizikanti i grimcave Daniel Whiteson (para se të zbulohej nga laboratori i CERN) duke shpjeguar se çfarë është dhe se si LHC do e gjejë atë.

Perditësim:
The Economist ofron një grafik të lezetshëm të të gjitha grimcave të zbuluara deri tani.

Perditësim 2:
Një shpjegim tjetër, akoma më i thjeshtë, se çfarë është grimca Higgs Boson e ashtuquajtura “grimca zot” (lexo përditësim 3) dhënë nga John Ellis.

Përditësim 3:
Rsinstinkt më poshtë vë në dukje faktin që emërtimi “grimca e zotit” është i gabuar. Fizikanti Leon Lederman, fitues i çmimit Nobel, në librin e tij të 1993 “The god Particle: If the Universe Is the Answer, What Is the Question?” në versionin origjinal parashikonte të quante grimcën “Grimca e Mallkuar” (lexo fundin e faqes 22) duke qënë se ishte shumë e vështirë të gjendej por editori duke konsideruar një emërtim të tillë të papranueshëm e ndryshoi atë në “Grimca Zot”. [link]

Përditësim 4:
Për të apasionuarit: Këtu mund të lexoni të gjitha publikimet më të rëndësishme mbi “grimcat” në Fizikë nga 1985 deri në 1995.

Përditësim 5:
Këtu mund të lexoni një artikull në Shqip mbi Bozonin e Higgs shkruar nga Rinstinkt.

[via: APOD NASA & CERN]

{ 3 comments… read them below or add one }

Rinstinkt July 24, 2012 at 6:58 pm

Kam një “kritikë” të vogël!
Ka të bëjë me emërtimin “grimca e zotit”; do të ishte mirë që, për korrektësi (shkencore), të ndryshohej në “grimca zot”, sikundër ka qënë fillmisht qëllmi për ta emërtuar.
E kuptoj se ai modifikim mund edhe të largojë disa vizitorë, por në gjykimi tim, besoj se duhet bërë.
Unë vet, pas pak ditësh do të publikojë një shkrim rreth bozonit të Higsit, ja një fragment (nga shkrimi i ardhshëm) posaçërisht për të justifikuar ndërhyrjen time:
“…
Në vitin 1993 Lederman-i shkruajti një libër (për përhapjen e shkencës) së bashku me gazetarin shkencor Dick Teres-i, mbi historinë e fizikës së thërrmijave.

Duke parë rëndësinë e tij – në atë kohë teorike, duke qënë se nuk ishte vëzhguar akoma – bozoni i Higgs-it luante një rol qëndror në libër, dhe për shkakt të natyrës së vet “të shkathët”, pra, vështirësisë për ta “kapur”, Lederman-i e quajti në titullin origjinal “Thërrmija e mallkuar (e dënuar)”… por botuesi (“editori”) e ndryshoi në “Thërrmija e Zotit”.”

Reply

Einar July 24, 2012 at 8:24 pm

Rinstinkt , faleminderit per komentin.

Pres te lexoj dhe artikullin e plote besoj do jete po aq interesant sa fragmenti qe ke postuar. Besoj nuk e ke bezdi nese e linkoj nga ky artikull?

Ajo qe ti thua mbi emertimin eshte e vertete! Higgs ne nje interviste dhene per NewScientist ne 2008 e konfirmon duke justifikuar pakenaqesine e ketij “emertimi” me arsyetimin qe “Nje emertim i tille mund te ofendoje njerez te cilet jane besimtare.

Une gjithashtu po e vendos kete pasazh tek artikulli me lart.

Reply

Rinstinkt July 25, 2012 at 9:57 am

Einar,
e kam shkruar disa javë më parë atë “artikullin”, por duke qënë se zakonisht i “programoj” publikimet e shkrimeve, nuk doja të bëja një lëmsh duke i prekur sërisht, ndaj nuk e ndryshova datën.
Do të dalin, automatikisht tek blogu im, në datën 28 dhe 29 korrik!
Për “linkimin”, s’ka fare problem! 🙂

Leave a Comment

Previous post:

Next post: