Nëse keni një adresë interneti, nëse jeni në kërkim të vizitorëve, nëse dëshironi të renditeni mirë në Google, atëhere duhet të mësoni si të përdorni Google Webamster Tools.
Këtë javë Google ka lëshuar dy opsione të reja nga “Lab” i tyre, “Fetch as Googlebot” dhe Malware details” (shiko atë çfarë shikon googlebot në faqen tuaj) dhe (kontrollo faqen tënde për Malware).
a – Në foton e mëposhtme kemi vendosur kontrollin që kemi bërë me “Fetch as Googlebot”.
Klikoni tek linku “Success”, për të parë rezultatet.
b – Nëse faqja juaj është “hackuar”, apo diçka i është injektuar dhe po shpërndan Malware atëherë Google do jua thotë.

Nëse nuk keni probleme me malware, atëherë nuk keni pse merakoseni.
Pamja pas kontrollit do jetë e tillë…
Një problem i tillë ndoshta do bëjë që faqja juaj të mos jetë më pjesë e kërkimeve të Google dhe gjithashtu do rrezikoni që faqja tuaj të futet tek McAfee website blacklist.
Mendoj se kjo do jetë një ndihmë e nevojshme për webmasterat, sigurisht do kursejë shumë kohë të çmuar dhe do vërë në dijeni webmasterat për sigurinë e faqes së tyre… gjithashtu edhe opsioni fetch do ju japë informacione te nevojshme se si googlebot e shikon faqen tuaj, secili mund te bëjë rregullime dhe optimizim të mëtejshem…
info më të zgjeruara tek: Google Webmaster Central Blog










{ 3 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
Faktikisht te dy sherbimet jane teper te rendesisshem. I pari per optimizimin e faqes, dhe i dyti per faqet teper te medha tek te cilat jo cdo gje mund te kontrollohet per shkak te madhesise se faqeve.
.-= Mandi´s last blog ..Stop Words the rregullat e percaktimit te rrenjeve te fjaleve ne shqip =-.
Interesant fakti qe nuk ka shume ndryshim nga source qe shikojme normalisht (nga ajo qe shikon gooblebot-i), gjithashtu te shpresojme qe tani te gjithe faqet shqiptare do bejne kontrollin per malware
, shume nga to tentojne te infektojne kompjuterat (ka shume mundesi te jete pa dijenine e webmastera-ve)….
Fetch as Googlebot, ju ndihmon shume per ta pare faqen tuaj se si e shikon ate Googlebot dhe me kete arrini te gjeni se cilat jane dobesite e faqes tuaj ne optimalizim per motoret e kerkimit.
Ne fakt eshte nje vegel qe do duhej te perdoret nga te gjithe webmasterat te cilet jane te interesuar te radhiten me larte ne motoret e kerkimit.
.-= Besart´s last blog ..Rrjeti Kosoft ADS – 130 mijë vizitor në ditë dhe vazhdon të rritet =-.