Google Video drejt mbylljes! Nje liste me videot me te bukura.

by Einar

Google Video

Në më pak se dy javë milona video të ngarkuara nga ish-rivali gjashtë vjeçar i YouTube, Google Video, nuk do jenë më në dispozicion për shikuesit, shërbimi do ndërpritet.

Për përdoruesit do vendoset një mundësi shkarkimi i videove, një buton i cili do jetë i disponueshem deri me 13 Maj! Google, sidoqoftë, nuk do ofrojë për përdoruesit e tij shërbim transferimi të videove tek llogaria e YouTube.

Butoni Shkarko Video

Butoni Shkarko Video

Gjigandi i kërkimit kishte kohë që po e spostonte nën hije Google Video-n pas blerjes miliardere të rivalit të asaj kohe YouTube. Google video nga ana tjetër anullonte çdo material të blerë (me rikthim lekësh) gjithashtu hiqte edhe mundësine për të ngarkuar video të tjera.

Ndërprerja e këtij shërbimi është një goditje e madhe që po merr eko-sistemi i videove në web, pasi ky ishte një nga sherbimet më të mëdha që lejonte hostim falas të videove të gjata (me përmasa të mëdha).

Komunitetet online po organizohen, përdoruesit e Reddit kanë krijuar një temë ku sugjerojnë videot më interesante dhe unike të cilat nuk gjenden në asnjë vend tjetër online, Archive Team, të cilët pak kohë më parë ruajtën një nga pasuritë më të vjetra të webit si Geocities, po krijojnë një marrëveshje me Archive.org për të ruajtur sa më shumë video të jetë e mundur.

Më poshtë mund të shikoni një përmbledhje të vogël të disa prej videove më të bukura që ofron Google Video!

2005

    * Pamje në Person-të-parë të një video 14 minutëshe ndjekjeje makine
    * Një interval kohor i kanalit të Panamasë

2006

    * Fizika për presidentët e të ardhmes një seri leksionesh
    * Threads, një hipotezë mbi efektet e një lufte bërthamore
    * Një dokumentar i BBC mbi konvertimin e të krishterëve Texanë dhe përqafimi i islamit
    * Një solo në kitarë nga Stanley Jordan
    * Frika ndaj vajzave, një dokumentar tallës 10-minutësh mbi stereotipet e lojtarëve online RPG
    * Një udhëtim me trenin magnetik MagLev, super të shpejtë, Japonez
    * Dokumentar (historik) mbi një person i cili udhëton në këmbë nga jugu në veri të Japonisë
    * Pamje filmike të bombës atomike “Tsar Bomba”, testi atomik më i madh në botë
    * Gjëra të vogla që lëkunden: Richard Feynman dhe Fizika Atomike
    * Qindra studentë luajnë rolin e lëvizjes së molekulave
    * Pamje filmike ajrore të WWII
    * Listë me leksione të Universitetit të Kalifornise, Berkeley
    * I gjallë në Joburg, filmi me metrazh të shkurtër paraardhësi i District 9
    * Filmime nga 1955: Recension i R & B
    * Turne: Radiohead Live – OK Computer

2007

    * George Carlin 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.
    * Nosferatu, The Immigrant, dhe The Cabinet of Dr. Caligari
    * Richard Feynman – Kënaqësia e zbulimeve të reja
    * Dokumentimi i historisë së ateizmit
    * Chomsky vs. Buckley
    * Klipet kërkimore të vitit të Google

2008

    * “Rikthimi i Portokallit mekanik” diskutim mbi filmin klasik të Kubrick
    * Dy leksione që shpjegojnë pse asnjëherë nuk duhet të flasësh me policinë (kjo ndoshta vlen me shumë për Amerikën sdq llogjika është e njëjtë gijthandej)
    * Si ndërtesat mësojnë: Një seri prej 6 episodesh nga BBC mbi arkitekturën 1, 2, 3, 4, 5, 6.
    * “Kurthi”: Një dokumentar me tre episode mbi zhvillimin e konceptit të lirisë së individit 1, 2, 3.

2009

    * “Në brendësi të arkivolit Chernobyl“: Një dokumentar mbi tentativën vetvrasëse për të përmbajtur katastrofën bërthamore
    * Filmi Cowboy Bebop
    * Një dokumentar antropologjik i cili trajton “Njeriun kafshë” në gjashtë pjesë 1, 2, 3, 4, 5, 6.
    * High Tech Soul dhe Pump Up the Volume dokumentarë mbi muzikën elektronike.

2010

    * Filmim i varrimit të nëndetëseve Sovietike të kapura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    * “The Plague Dogs,” një film vizatimor mbi eksperimentet që bëheshin ndaj qenve

2011

    * Komplet sezoni i parë humoristik “Red vs. Blue”
    * Një dokumentar 42-minutësh mbi arratisjen e një të mbijetuari nga kampi i Auschwitz në fjalët e tij
    * Dokumentar mbi ngrohjen globale i 1989
    * Filmi më pak i prerë i humbur i Kubrick “Fear and Desire”
    * Dokumentar mbi një librashitës Parisien
    * Intervista e Douglas Adams
    * The Mondragon Experiment dokumentar i BBC mbi punën/korporatat
    * Dokumentarët e të famshmit Adam Curtis
    * Një dokumentar mbi vartësinë që ne si “njerëz” kemi ndaj kafshëve
    * SPIN dokumentar mbi prapaskenën e 1990 jetuar në plan të parë nga politikanët dhe gazetarët
    * David Attenborough mbi tributë e pakontaktuara nga njerëzit të Guinesë së Re

Mos harroni të shikoni edhe videot e vendosura nga vetë Google

përditësim: Disa ditë pasi u dha lajmi i mbylljes përfundimtare të GoogleVideo Interneti filloi të reagonte dhe të organizohej për të ruajtur këtë pasuri që ju përket të gjithëve. Google pas një reagimi të tillë ka vendosur të shtyjë në afat të pacaktuar mbylljen, gjithashtu ka shtuar edhe mundësinë për të transferuar videot tek llogaritë e YouTube.