Shërbimi i ri do jetë i disponueshëm për ato biznese të cilat do paguajnë për versionet premium online të aplikacioneve të Google. Ai i lejon përdoruesit të kenë akses në email-in e Google dhe shërbimin e kalendarit ndërmjet ndërfaqes së “Microsoft Office”, një pamje e cila është e preferuar nga shumë biznese.
Google për paketën premium të aplikacioneve të saj kërkon 50$ në vit, e cila përfshin versionet e programeve të tij për email, përpunimin e tekstit dhe për programe të tjera të orientuara për biznese të ndryshme.
Chris Vander Mey, menagjeri për produktet e Google, e dha lajmin në fjalë në një konferencë për gazetarët në “San Francisco”, duke theksuar faktin që,
“Preferencat e bizneseve të ndryshme pikërisht për ndërfaqen tashmë të familjarizuar të Microsoftit, kanë preferuar këtë të fundit kundrejt Aplikacioneve të Google”.
Shërbimi i ri lejon gjithashtu shkëmbimin e të dhënave ndërmjet “Google Apps” dhe “Microsoft Office”
Një email i cili do dërgohet ndërmjet “Google Apps” duke përdorur ndërfaqen e Microsoftit do ketë mundësinë gjithashtu të përdorë Gmail, përdoruesit e paketes premium do kenë mundësi të lundrojnë nëpërmjet kartelave të Biznesit të tyre duke përdorur si Google Apps ashtu edhe Ndërfaqen e Microsoftit.
info nga: wsj







