Google ndryshon proçesin e verifikimit tek Webmaster Tools

by Einar

Google

Google

Google ka bërë të ditur para disa ditësh se proçesi i verifikimit të Webmaster Tools është bërë update.

Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me:

a– Verifikimi i META Tag, nuk është më i lidhur me adresën e-mail në file HTML. PSh: ju mund të ndryshoni adresën e e-mail dhe faqja juaj do mbetet e verifikuar.

b– Proçesi i verifikimit të file-t HTML kërkonte më parë që ju të vendosnit një faqe 404 në mënyrë të rregullt, pra duke kthyer një përgjigje 404 nga statusi i serverit. Problemi qëndronte tek fakti se shumë webmaster nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe rezultati ishin ankesat e shumta në forume pasi nuk arrinin të verifikonin adresën.

Ndaj Google vendosi që të lejonte verifikimin edhe pa një faqe të saktë 404, kur krijoheshin gabime në faqet që nuk ekzistonin.

Kjo sigurisht ka shkurtuar punën e Google në përgjigjen e temave në forumet e suportit, por kjo do sjellë në një konfigurim të dobët të faqeve të internetit, duke mos qënë më e detyrueshme.

c– Imazhi dhe pamja e proçesit të verifikimit të file-t HTML u bë update gjithashtu.

Webmaster Tools Verification

Webmaster Tools Verification

Për më tepër lexoni këtu:

{ 1 comment… read it below or add one }

Besart October 5, 2009 at 9:02 am

Kjo eshte dashur te ndodhe shume kohe me pare, ajo forma e meparshme e verifikimit ka qene pak koklavitur.

Gjithsesi dhe kjo disa mangesi, por e ben me te lehte shume punen e webmasterave.
.-= Besart´s last blog ..Rrjeti Kosoft ADS – 130 mijë vizitor në ditë dhe vazhdon të rritet =-.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: