Google me nje ide tjeter origjinale

by Einar

Post image for Google me nje ide tjeter origjinale

Jo të gjithë janë në dijeni të sasisë së produkteve që ofron Google. Për tu gjëndur më pranë përdoruesve të tij ata kanë gjetur një mënyrë origjinale, të shoqëruar me një sens të hollë humori, për të prezantuar produktet më pak të njohura tek publiku i gjerë. Janë pikërisht përdoruesit të cilët do konkurojnë me njëri-tjetrin për ti treguar botës produktet e ndryshme të Google dhe do jenë shikuesit te cilët do votojnë këto demo në bazë të cilësisë së tyre.

Personalisht ideja më pëlqen dhe më duket tepër interesante. Ajo që bie në sy është dhe fakti që faqja prezantohet në flash dhe jo në HTML5.

Më poshtë mund të shikoni demo-n e bërë për aplikacionin “Voice Search”

Për sfida të tjera interesante vizitoni: DemoSlam

{ 7 comments… read them below or add one }

B.S. October 20, 2010 at 11:50 pm

Vertete Google ka shume sherbime dhe produkte qe ofron dhe jo shume njerez jane ne dijeni per to. Jo per arsye marketimi te keq, por sepse G cdo dite ben blerjen e bizneseve te ndryshme. Dhe kjo gje personalisht nuk me duket e mire, per arsye zgjerimi horizontal i kompanive ne maje te lulezimit te tyre historikisht eshte treguar jo eficent. Prandaj edhe shume projekte nga G qe premtonin shume, deshtuan..

Reply

Einar October 21, 2010 at 1:07 pm

Per sa i perket zgjerimit horizontal mendoj qe ke te drejte, per nje kompani e cila nxjerr ne treg nje produkt per te fituar!

Problemi eshte te kuptosh kompanine Google, ata nuk fitojne nga “Android” ne vetvete dhe nuk do fitojne nga “Chrome OS” kur te dale pasi do jete open source, fitimi i tyre eshte nga “Advertising” qe ata bejne ne platformat e tyre, ata me ane te ketyre produkteve (te shumte) tentojne te edukoje (dhe ja arrijne shume mire) perdoruesit se “cila eshte menyra me e mire per te perdorur webin” sipas tyre… perdoruesit ne kete menyre do “kerkojne” me shume ne te ardhmen, ne kete menyre do perdorin me shume YouTube (platforme ku Google prezanton reklamat e saj tek shikuesit). Kjo eshte arsyeja e gjithe ketyre produkteve qe Google, blen, nxjerr ne perdorim per te gjithe mendoj une. 🙂

Reply

B.S. October 21, 2010 at 11:49 pm

…ndersa une mendoj se Google deshiron te krijon nje lloj monopoli ne internet, ose e pakta (sikurse edhe Facebook) pretendon te mbizoteron internetin dhe perdoruesit e tij t’i mban nen kontroll

Egzon October 21, 2010 at 1:01 am

Interesante, s’eshte dicka shume e madhe ky sherbim ka qene ne youtube (voice recognize) qe shfaqte “subtitles” per ate cka fliste ne video.

Reply

Einar October 21, 2010 at 1:09 pm

Voice Search ishte nje nga demo-t e shumta qe shfaqen ne ate faqe Egzon, mora ate te paren… dhe te tjerat ishin shume te bukura gjithashtu.

Reply

Valmir October 21, 2010 at 9:16 am

Po shihja ket faqen e DemoSlam dhe vertet shum interesante me pare nuk e kisha verejtur kete, interesante duke ideja e google 🙂

Reply

Einar October 21, 2010 at 1:11 pm

Nje faqe me shume per te qene me ne kontakt me te rejat e Google 🙂 pak kohe me pare nxoren http://www.google.com/newproducts/ qe besoj je ne dijeni per te.

E vecanta e kesaj eshte se kerkon interaktivitetin e perdoruesve te tij per te terhequr audience me te gjere…

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: