Google Goggles nje aplikacion i ri per Android

by Einar

Google Goggles

Google sapo ka nxjerrë një aplikacion të ri për sistemin e tij Andorid të quajtur Google Goggles i cili ju lejon të bëni një fotografi objekteve që ju rrethojnë dhe Google, pasi i njeh ato, do ju ofrojë informacione të disponueshme online rreth tyre.

Google Goggles Bridge

Google Goggles

Video prezantuese arrin të shpjegojë në mënyrë të thjeshtë se si funksionon ky applikacion dhe duhet pranuar fakti që është me të vërtetë diçka impresionuese. Një prezantim serioz i teknologjisë të së ardhmes.

Sa mirë funksionon? Ndoshta jo aq mirë sa mund të mendohet, por potencialiteti apo aftësia të fotografosh një “bussines card” dhe ta shtosh tek lista e kontakteve është me të vërtetë diçka e bukur. Sigurisht që mund të duhet kohë që ky aplikacion të jetë praktik në maksimum, por koncepti pas tij është i arritur.

Kurioziteti shtyn të mendosh nëse ky aplikacion do arrijë në ndonjë mënyrë të jetë i disponueshem edhe për iPhone apo Google do fillojë të lëshojë aplikacione ekskluzivisht për tregun e sistemit operativ Android.

Për më shumë shikoni faqen e aplikacionit në fjalë!

{ 1 comment… read it below or add one }

Jonian Dervishi August 2, 2010 at 8:21 am

ne fakt eshte pak i vjeter ky app 🙂 , eshte prezantuar ne te njejten kohe me nexus one (me sakte me android 2.0 por qe ky per here te pare u perdor te nexus one)
une kam pak a shum 1 muaj qe e kam ne cel dhe eshte shum interesant, ka probleme me identifikimin e ca gjerave por ne pergjithesi mire… me pelqeu shum qe kur fotografon nje tekst te nxjerr mundesine e perkthimit me google translate 🙂

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: