Gmail kalon Youtube

by er10n

Megjithëse diferenca në vizitat është shume minimale, është sidoqoftë interesant fakti qe Gmail ka kaluar Youtube ne 2 javët e kaluara. Kjo është bere e ditur nga disa te dhëna te publikuara nga Hitwise.

Në të kaluarën, Youtube ka qene gjithmonë ne pozicionin e 10 ne listën e adresave më të vizituara, kjo gjë gjer më 10 Janar 2009 kur Gmail zuri vendin e Youtube. Që ne atë periudhe te dy “pronat” e Google kane vazhduar te ndryshojnë vendet ndërmjet tyre

gmail_kunder_youtube

Në fundjavën e 7 Marsit 2009, Gmail arriti 92% te tregut (market share) të të gjithë Shteteve te Bashkuara “US”. Youtube zbriti ne vendin e 11 me 87% te Tregut (market share). Me sa duket, duke u bazuar në këto te dhëna, në konkurencën ndërmjet dy pronave te google, Gmail ka kaluar Youtube

Një gjë tjetër interesante është fakti që trafiku më i madh i Gmail pra Top 3 që indexon për te Gmail , jane Google.com, Facebook dhe Yahoo! Mail.

Nëse po pyesni veten se si ka mundësi që Yahoo! Mail bën pjesë në këtë Top 3, të adresave që referojnë për tek Gmail ndoshta ka te beje me faktin qe llogarinë e tyre ne Yahoo përdoruesit e dërgojnë te llogaria e tyre e Gmail.

Ku qëndron rëndësia e këtyre të dhënave ? Në fakt rëndësia është fakti i rritjes së përdoruesve qe i janë drejtuar Gmail-it ne muajt e kaluar. Kjo për faktin e zhvillimit dhe shërbimeve që ofron Gmail të cilat po lëshohen ne Gmail Labs.

Apo ka të bëjë fakti që përdoruesit e Youtube po zvogëlohen ? Kjo gjithashtu është një mundësi qëkur rivalët e Youtube po e rrisin cilësinë e shërbimit të tyre kundrejt përdoruesve. Flickr për të dhënë një shëmbull, në kohët e fundit ka bërë disa ndryshime duke ofruar edhe shërbimin e Flickr upload te videove.

Sidoqoftë Google duhet te ketë një gjë te qartë për momentin, te ketë kujdes me gjëndjen e Gmail. Kjo rritje e vizitave tek Gmail duhet patjetër të justifikojë edhe shërbimin, duke patur parasysh problemet e fundit të Gmail-it.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: