Në kohën e postimit të këtij artikulli, 36088 ishte nr i personave të zotuar që do braktisnin (kanë braktisur) Facebook tek faqja QuitFacebookDay. Arsyeja e këtij vendimi nga ana e tyre ishte problematika e privatësisë që kohët e fundit po rrethonte këtë rrjet social. Sulmet, skepticizmi dhe kritikat ndaj Facebook erdhën nga e gjithë bota e Internetit dhe arsyet ishin mëse të vlefshme!
Facebook vazhdon të rritet dhe këtë na e bën të qartë me një përmbledhje statistikash Brian Fisher i cili i ka transformuar në një përmbledhje ilustrative në formë videoje ecurinë e Facebook nga krijimi i tij, kur akoma quhej “TheFacebook”, deri në ditët e sotme!
Facebook: By The Numbers from Brian Fisher on Vimeo.
Problemi me Facebook është që vazhdimisht gjenden bug-e dhe probleme (sot i fundit i atyre të radhës) të cilat kanë lidhje me privatësinë e përdoruesve të tij! Por numri i madh i anëtarëve dhe neglizhenca e tyre ndaj “privatësisë” lejon dhe do lejojë jetëgjatësinë edhe për shumë kohë në vijim! Vetëm edukimi i përdoruesve të ardhshëm të Internetit (fëmijëve) në mënyrën e duhur do bëjë të mundur një ndërrim drejtimi dhe tutelim të mundshëm të privatësisë!








{ 1 koment… lexoje këtu poshtë oseshto një }
Video shum e paster dhe shum e rendesishme kishe disa gjera qe nuk i kam ditur.
THanks Einar
.-= Artikulli i fundit nga Resul blog ..The Sims 3 Ambitions =-.