Flickr, gjej foto lehtesisht

by Denisi

flickr_logo_eklipsiFlickr është database më i madh në internet kur bëhet fjalë për fotografi.
Të kërkosh të gjithë database-n për një imazh të caktuar transformohet në një problem, motorë kërkimi janë ndërtuar për këtë funksion, pra për të kërkuar imazhet që dëshironi, sipas titullit, etiketave (Tags) apo emrit të përdoruesve.

Këtu do ju sjellim dy shërbime që e ofrojnë këtë kërkim, të cilat personalisht na janë nevojitur shumë, shpresojmë edhe ju do ju shërbejnë.

LiteFlick: Në këtë adrese mund të lundroni midis imazheve thjesht duke u bazuar në fjalën e kërkimit, gjithashtu në mënyrë të shpejtë. Shpejtësia e madhe dhe thjeshtësia në design janë pikë në favor të kësaj faqeje. Gjithashtu nuk do keni nevoje të karikoni të gjithë faqen e Flickr, falë pluginit të instaluar aty, për të pare preview e fotos mjafton të klikoni mbi të.

ZFlick: LiteFlick është një motorr kërkimi online por nëse jeni në kërkim të ndonjë programi që ta keni në kompjuterin tuaj dhe të kryejë këtë funksion, gjithashtu të ketë disa opsione më shumë, atëherë në ndihmë na vjen pikërisht ZFlick një aplikacion i Adobe AIR për të parë dhe gjithashtu ruajtur fotot nga Flickr në kompjuterin tuaj.
Këtu na lejohet të shkarkojmë imazhe në mënyrën “Drag and Drop”, zvarrit dhe lësho, ku dëshiron të ruash foton. Pasi ta instaloni programin, do shikoni një dritare kërkimi mjafton të vendosni fjalën që dëshironi të kërkoni dhe të jepni enter. Më pas do ju shfaqen 50 foto dhe mund të lundroni nga njëra te tjetra duke i parë edhe ne përmasa më të mëdha duke klikuar mbi foton e dëshiruar.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: