Facebook ! Si te ruash intimitetin !?!?

by Denisi

Cdo dite kur vizitojme Facebook-un , shikojme axhiornimet e stauseve te miqve (ndoshta edhe te atyre te cilet nuk kemi shume kontakt megjithate e kemi ne listen e miqve te cilen mund te kemi deshire edhe ta evitojme por meqe e kemi shtuar si mik eshte e paevitueshme ) , nje shok apo nje shoqe ka etiketuar “tag” nje foto ku ndodheni ju pa deshiren tuaj …

Shpesh hezitojme te vendosim foto personale pasi ato do jene te shikueshme nga te gjithe miqte tane , megjithate deshira jone do ishte te mos i shikonin disa nga ata qe bejne pjese tek miqte. Per te evituar ndoshta fshirjen e ndonjerit prej miqve tane egzistojne disa opsione te llogarise te cilat duhen aktivizuar per te krijuar nje profil me privat se sa eshte fillimisht , me poshte do keni disa sygjerime.

1. Perdorni “Friend Lists” tuaj.

friend-lists— Shumica e perdoruesve nuk eshte ne dijeni te funksionit te listes se miqve “Friend List”.Per ata te cilet nuke dine funksionin , Facebook i pershkruan listat e miqve si nje opsion i cili ju lejon “te krijoni grupe private te miqve bazuar ne preferencat personale” psh ju mund te krijoni nje grupim me miqte te cilet jeni ne kontakt cdo dite. Ju mund te krijoni nje liste miqsh per te gjitha kategorite qe deshironi , duke ju lejuar te shikoni ne menyre te shpejte miqte sipas kategorise dhe te dergoni mesazhe listave te tuaja.

Egzistojne disa gjera te rendesishme te cilat duhet te mbahen mend per listat e miqve:

* Mund te shtoni secilin nga miqte tuaj ne me shume se nje liste/grup miqsh
* Listat e miqve duhet te perdoren si etiketime “tags” sic perdoren gjithandej ne web
* Listat e miqve mund te kene opsione specifike rreth privatesise

Nje renditje tipike te listave do ishte “Friends” , “Family” , dhe “Profesional”. Ketyre grupimeve mund tu aplikohen “leje” te ndryshme. Psh , mund te deshironi qe shoket tuaj te shikojne fotot e festes se nates se kaluar, por nuk keni deshire qe familja apo kontaktet profesionale te kene kete mundesi.

Te perdoresh Listen e Miqve “Friends Lists” eshte gjithashtu nje menyre efikase e organizimit te miqve tuaj nese keni shume. Per nje kohe te shkurter mund te krijoj nje nr te caktuar liste miqsh “Friends Lists” dhe ti ndaj sipas kategorish te ndryshme psh sipas shteteve (Italia , Amerika , Shqiperia etj), ku i kam takuar (konferenca , ish kolege pune , ndermjet ketij blogu), dhe sipas marredhenies me ta (profesionale, familjare, sociale, etj).

Mund te konfiguroni listen e miqve duke vizituar “friends area” te Facebook-ut tuaj.

2. Hiqni profilin tuaj nga kerkimi “searchi” i Facebook.

fb-search-listing

Mund te kete nje numer te konsiderueshem arsyesh qe personat nuk kane deshire qe informacionet rreth tyre te shfaqen ne rezultatet e kerkimi te facebook , eshte e thjeshte te mbyllesh vizualzimin e publikut.

Si te hiqni profilin tuaj nga kerkimi “searchi” i Facebook.
Tani qe vendoset qe te mos rezultoni ne kerkimin e facebook-ut , ja si eshte e mundur:

1. Vizitoni faqen e “search privacy settings page” tek profili juaj
2. Poshte “Search Visibility” selektoni “Only Friends” (Mos harroni, duke bere kete do hiqni veten tuaj nga kerkimi “searchi” ne facebook , sigurohuni qe deshironi te mos rezultoni ne asnje kerkim. Ndryshe , ju mund te selektoni nje grup tjeter si psh “My Networks and Friends” i cili duhet te jete ne default.)
3. Klikoni “Save Changes”

Ne default, Facebook ben te mundur shikimin tuaj ne networkun ku beni pjese. Shpesh , njerezit nuk jane ne dijeni per shikueshmerine e tyre , ndaj ky eshte opsioni i pare te cilin perdoruesit mund te kene deshire te modifikojne. Duke selektuar “Customize” nga opsioni “search visibility” mund te zgjidhni opsione te ndryshme per te bere me privat profilin.
fb-search-visibility

    1. 3. Hiqni Rezultatin e kerkimit tuaj ne Google

    public-search-listing2
    Facebook arrin nje sasi te madhe trafiku duke treguar profilet e perdoruesve te tij ne motorret e kerkimit. Megjithate nuk eshte e mundur te shikohet i gjithe profili juaj por disa nga te dhenat. Per momentin informacioni qe mund te shikohet kur behet search ne motorret e kerkimit limitohet ne: fotografine e profilit tuaj , nje liste e miqve tuaj , nje link per te te shtuar si mik , nje link per te te derguar nje mesazh , dhe nje liste e personave te cilet ti je fan.

    Per disa njerez , te jete e mundur shfaqja ne motorret e kerkimit eshte nje menyre e mrekullueshme per te lejuar njerezit te vihen ne kontakt me ju , sidomos nese ju nuk keni nje faqe interneti tuajen. Facebook gjithashtu renditet ne vendet e para te rezultateve te kerkimit , ndaj nese deshironi te gjendeni sa me lehte , kjo eshte nje menyre shume e mire. Shume njerez gjithashtu nuk kane deshire qe informacionet e tyre te jene ne syte e publikut te gjere.

    Duke vizituar faqen qe shpjeguam me siper “search privacy settings” , ju mund te kontrolloni vizualizimin publik tuaj i cili eshte i shikueshem ne Google dhe ne motorret e tjere te kerkimit. Mund te evitoni rezultatet e kerkimit publik thjesht duke hequr selektimin e kutise afer frazes “Create a public search listing for me and submit it for search engine indexing” si ne figuren e meposhtme.
    public-search-disable

    1. 4. Evitoni etiketimin “Tag” te fotove/videove te bera gabimisht , pa lejen tuaj

    drunk-tag

    Ky eshte nje nga problemet klasike te Facebook. Largohesh per disa ore nje nate (dite) dhe foto ose (video) te momentit postohen qe te shikohen nga te gjithe , jo vetem miqte e ngushte te cilet ndodheshin ne ate moment ne video me ty. Rezultati mund te jete shume i demshem per reputacionin tuaj. Shume persona kane humbur edhe punen e tyre pasi jane vene re nga superiori/shefi i tyre ne foto/video me nje permbajtje jo te kendshme. Te tjere shpesh mund ti kene dhene edhe fund marredhenieve te tyre te dashurise per foto/video te etiketuara “taguar” pa dijenine dhe lejen tuaj.

    Gjithashtu nje foto/video e etiketuar “taguar” mund te coje ne nje situate te turpshme personale. Pra si mund te evitojme daljen e ketyre etiketimeve “tagimeve” te fotove/videove ne profilin e miqve tuaj si lajm ? Eshte shume e thjeshte. Si fillim vizitoni faqen e “your profile privacy” dhe modifikoni opsionin afer “Photos Tagged of You”. Selektoni opsionin qe thote “Customize…” dhe nje kuti si ne foton e meposhtme do ju shfaqet.

    Selektoni opsionin “Only Me” dhe pastaj “None of My Networks” nese deshironi te mbani private te gjitha fotot/videot e etiketuara “taguara”. Nese deshironi te beni te mundur shikimin e fotove/videove te etiketuara nga disa perdorues mund te zgjidhni ti shtoni ne kutine poshte opsionit “Some Friends”. Ne kutine qe shfaqet pasi selektoni “Some Friends” mund te vendosni vetem individe ose liste miqsh.

    tagged-privacy

    1. 5. Mbroni Albumet tuaja

    facebook-albums– Vetem se keni bere upload foto nuk do te thote qe edhe etiketimi i cdo fotoje eshte bere ne menyre te rregullt. Ky opsion eshte me shume nje “kujtues”. Shume shpesh njerezit bejne te mundur evitimin e shikimit te fotove te etiketuara “taguara” nga disa lista miqsh te caktuara por lene opsionin publik per albumet e profilit. Nese po tentoni te beni te padukshme te gjitha fotot ju duhet ta beni kete gje per cdo album.

    Egziston nje faqe specifike per privatesine e Fotove nga ku ju mund te konfiguroni shikimin per cdo Album (si ne foton e meposhtme). Ky eshte nje opsion shume i nevojshem per konfigurimin dhe shume i rekomanduar te cilin duhet ta perdorni. Ne kete menyre ju mund te vendosni foto ne pafundesi ne facebook duke qene te sigurte qe te vetmit persona qe mund ti shikojne jane ata qe ju deshironi.

    album-privacy

    1. 6. Evitoni shfaqjen e ndryshimit te historive tuaja sentimentale ne informacionet e perditshme te miqve tuaj

    relationship-status-notify

    Ua , me vertet sapo u ndave me te dashurin tend ? Me vjen keq. Jam i sigurte qe ju vjen keq te gjithe miqve tuaj sidomos kolegeve te punes :P. Shume here ndodh qe sapo meret vesh qe nje femer terheqese mbaron nje lidhje sentimentale nje numer i konsiderueshem djemsh do deshirojne ta ngushellojne :D.
    Gjithashtu edhe perfundimi i martesave. Personalisht mendoj qe gjendja sentimentale e imja eshte personale , megjithese shume persona deshirojne te bejne publike lidhjet e tyre. Keta persona do ishte me mire ta evitonin nje gje te tille pasi nuk eshte e kendshme nje situate e tille

    Ka disa mundesi me te cilen mund te kontrollohet se si shfaqet statusi sentimental. Gjeja qe shumica e personave bejne eshte te lene te pa seleksionuar kutine afer opsionit “Remove Relationship Status” ne “News Feed” dhe tek faqja e “Wall Privacy”. Ne rastin kur nje lidhje perfundon , mund te evitoni te beni gjerat me te pakenaqshme sa jane.

    Se dyti , lidhja juaj mund te modifikohet edhe tek seksioni “Basic Information” i profilit tuaj. Ju mund te kontrolloni kush mund te shikoje informacionet baze tek opsioni “Basic Information” tek faqja e “Profile Privacy”. Mos harroni se edhe informacione te tjera te rendesishme si gjinia , ditelindja, networku, dhe opsione te tjera jane te shikueshme ne seksionin e informacionit baze.

    Te besh te padukshem te gjitha informacionet e profilit ndoshta nuk eshte ndonje ide e mire , por heqja e lajmit kur ndryshon gjendjen sentimentale ndoshta po ;).

    1. 7. Mbrohuni nga publikimi i historive te Aplikacioneve

    have-sex-notify

    Shpesh kur ju shtoni nje aplikacion , nje lajmerim publikohet menjehere te profili juaj. Nje menyre per te bere nje figur ndoshta jo te kendshme eshte te vizitoni aplikacionin “Have Sex!”. Ky Aplikacion nuk ka asnje qellim vetem ate qe ti tregoni miqve tuaj qe jeni te interesuar te beni Sex me ta. Pa seleksionuar asgje aplikacioni do postoje nje lajm te profili juaj i cili thote “Nick just published to the world that he is having sex!”

    Kjo sigurisht eshte dicka qe kontaktet ne lidhje me profesionin tuaj nuk kane ndonje interes ndoshta per tu lajmeruar rreth kesaj situate. Ndaj mund te jete e rendesishme te monitoroni cfare ndodh pas instalimit te nje aplikacioni ne Facebook. Pasi ju instaloni nje aplikacion ju duhet te vizitoni profilin tuaj te siguroheni qe asnje lajmerim qe do ju krijonte situata jo te kendshme eshte postuar ne profilin tuaj.

    Shume shpesh asgje nuk publikohet , por mund te ndodhe qe pasi ju instaloni nje aplikim nje lajmerim publikohet ne profili pa dijenine tuaj. Egzistojne dy menyra per te evituar kete: 1) mos vizitoni aplikacione ose 2) shikoni profilin tuaj menjehere pasi ju vizitoni nje aplikacion te tille. Sidoqofte ju nuk duhet te merakoseni per aplikacionet per te cilet ju keni krijuar besim por aplikacione te reja te panjohura mund te publikojne informacine te pakendshme ne profilin tuaj.


    8. Beni private informacionin e kontaktit tuaj

    Nje nga gjerat e para qe personalisht kam bere gjate kohes qe shtoja miq me te cilet nuk kisha ndonje marredhenie te perditshme , ishte te beja te pamundur shikimin e informacionit per te me kontaktuar te fshehur ndaj ketyre personave.

    Informacioni i kontaktimit eshte emaili im personal dhe nr i telefonit. Eshte nje opsion i thjeshte per tu aktivizuar po shume persona harrojne ta bejne kete. Shpesh persona qe nuk i njohim na kontaktojne dhe ne as nuk e kemi idene se si e kane gjetur informacionin per te na kontaktuar. Privatesia e kontaktimit tuaj mund te editohet thjesht nga profili juaj. Nese keni vene ne dukje kete informacion duhet te shikoni nje opsion “Contact Information” nen butonin “Info” te profilit tuaj.

    Nese shfaqet ju thjesht duhet te klikoni “Edit” dhe nje dritare do shfaqet si ne foton e me poshtme.

    profile-contact

    Per cdo nje nga informacionet qe keni ne profilin tuaj ju duhet te zgjidhni opsionin e deshiruar (si ne foton me poshte) ne kete menyre kontaktet qe nuk i keni te afert shume nuk kane hyrje tek nr juaj i telefonit apo tek emaili juaj. Eshte nje ndryshim i vogel por mund te evitoje bezdisje nga persona te cilet nuk i njihni mire. Gjithashtu duhet te mesoheni me zakonin e ruajtjes se intimitetit tuaj mund te jete loje per te tjeret.

    contact-privacy

    9. Evitoni Postime te pakendshme tek muri juaj

    Vetem se ju perdorni facebook per profesionin tuaj nuk do te thote qe edhe miqte tuaj e bejne nje gje te tille. Prandaj mund te ndodhe qe ndonjehere ndonje nga miqte tuaj te postoje dicka te pakendshme per ju ne murin tuaj e cila mund te kete efekte te ndryshme. Facebook te ben te mundur gjithashtu te aktivizoni ose jo opsionin per te kontrolluar postimet ne murin tuaj shikimin e tyre nga te tjeret. Ju gjithashtu mund te kontrolloni kush nga miqte tuaj mund te kete mundesine te postoje ne murin tuaj. Keni dy mundesi ku mund ta kontrolloni kete opsion.

    “Rregulloni opsionin e shikimit te postimeve ne murin tuaj”

    wall-stories-settings

    Ne faqen e profilit tuaj ju mund te kontrolloni kush mund te shikoije postimet e bera nga miqte ne murin tuaj. Per te aktivizuar kete klikoni tek ikona “Settings” ne murin tuaj tek faqja e profilit. Pastaj , gjeni kutine si ne foton e treguar mesiper dhe rregulloni opsionin “Who can see posts made by friends?” Do ju sugjeroja te njejten strategji te nenvizuar tek hapi i mesiperm per “informacionet e kontaktit”.

    Kontrollo kush mund te postoje tek muri juaj

    Ne shtese te opsionit per te kontrolluar kush mund te shikoje postimet e bera nga miqte ne murin tuaj , ju gjithashtu mund te deshironi te kontrolloni kush nga miqte tuaj mund te postoje ne murin tuaj. Jo te gjitheve mund tu lejohet nje gje e tille , por ndoshta mund te keni edhe deshire te evitoni postimet nga persona te caktuar ne faqen/murin tuaj. Nese vizitoni faqen “Profile Privacy settings” , do shikoni nje seksion ku thote “Wall Posts”.

    Nga ketu ju mund tu hiqni mundesine miqve te tuaj per te postuar ne murin e faqes. Gjithashtu mund te selektoni nje liste specifike te ciles i lejohet te postoje ne murin tuaj. Personalisht , nuk me intereson shume kush mund te postoje ne murin tim por mund te kuptoj nevojen qe te kontrolloj kush mund te kete mundesine per te lexuar cfare shkruhet tek muri im. Nese deshironi te limitoni kush mund te postoje ne murin tuaj ketu mund ta beni.

    10. Mbani private miqesine tuaj

    Nderkohe qe mund te jete nje kenaqesi te tregoni se ju keni me qindra miq ne Facebook , disa nga miqte tuaj mund te preferojne intimitetin. Ndaj shpesh eshte mire te evitoni qe te tjere te shikojne kush ben pjese ne listen e miqve tuaj. Mund te ndodhe qe persona te ndryshem te shikojne listen e miqve te tuaj psh ate liste qe ka lidhje me profesionin tuaj dhe te kene nje ftese nga persona te ndryshem me qellimin e vetem ate te marketingut , apo aryse te tjera te ndryshme.

    Kushdo qe te jete arsyeja pse ata mund ta bejne nje gje te tille nuk ka rendesi , e rendesishme eshte te dish qe nje gje e tille mund te ndodhe … eshte nje nga arsyet te cilat e bejne Facebook kaq terheqes per persona te tille. Gjithashtu , miqte tuaj jane shpesh te shikueshem nga publiku ndermjet motoreve te kerkimit dhe venia ne pah e ketij informacioni mund te jete edhe i demshem nga ana e sigurise. Per te modifikuar shikueshmerine e miqve tuaj, vizitoni faqen e “Profile Privacy”.

    Zbrisni poshte gjer aty ku thote “Friends” dhe pastaj modifikoni opsionin sipas deshires tuaj.

    custom-friend-settings

  • { 1 comment… read it below or add one }

    Mandi August 9, 2009 at 1:45 pm

    Shkrim fantastik Denis,
    Aplikova direkt disa nga sugjerimet me siper!
    .-= Mandi´s last blog ..Hapat e krijimit te nje projekti =-.

    Reply

    Leave a Comment

    { 1 trackback }

    Previous post:

    Next post: