Facebook! Do vazhdoni ta perdorni?

by Einar

Facebook

TechChrunch sot raportoi nje “vrimë” tek Facebook! Vërtet ata herën e fundit na kërkuan të ishim më të hapur me botën, por sigurisht nuk mendoj se ky ka qenë qëllimi i tyre.

Facebook është lajmëruar për këtë problem në faqen e tyre, dhe me sa duket ata po e rregullojnë atë, pasi nuk funksionon më mënyra e treguar tek video mësipër (të paktën për mua, nëse për ju funksionon akoma na tregoni tek komentet). 😀

Exploit funksiononte në këtë mënyrë: Mjaftonte të vizitoje opsionin Account, Privacy settings, Personal Information and Posts, Preview my profile, Preview how your profile appears to a specific person: (mjaftonte të vendosnit emrin e personit që dëshironit, dhe pastaj mund të shikonit bisedat e tij të chatit, që besoj shumë prej tyre mund të jenë shumë private!)

Pyetja që shtrohet është, mos vallë ka ardhur koha të distancohemi nga Facebook, apo pastaj nuk ka kush punon arat e FarmVille?

{ 4 comments… read them below or add one }

i riu May 5, 2010 at 5:13 pm

faleminderit per kesi lloj postimesh…
🙂

Reply

Tirana Calling May 5, 2010 at 6:03 pm

Jo per fat te keq nuk funksionon me! 🙁

E kishte edhe logjike sepse duke pare si te sheh ai tjetri e shikoje tamam…gati gati duhet ti shikoje edhe inbox!

Flm Einar!

Reply

Guximi May 8, 2010 at 11:13 pm

ket punen e chatit e provova me shoqeri por nuk funksionoi :S

Reply

Einar May 9, 2010 at 1:35 am

Guximi, artikulli eshte shkruar me dt 5 :).. sidoqofte keta qe e sinjalizuan gabimin e gjetur, fillimisht e kane sinjalizuar ate tek Facebook me pare, pastaj pasi kane marre nje pergjigjie pozitive nga ana e tyre e kane publikuar edhe videon!

Une, kur e provova nuk isha ne gjendje te shikoja chatin, por arrija te shikoja kerkesat e miqesise dhe lajmerimet qe miqte e mi kishin ne profilet e tyre… pasi ate me sa duket nuk e kishin rregulluar akoma.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: