Facebook ben ndryshimet e radhes, ruani privatesine!

by Einar

Keshilla mbi Facebook

Facebook është pa dyshim “Big Brother” i Internetit, të paktën kjo është ndjenja që të gjithë po fillojnë të perceptojnë, sidomos me ndryshimet e herë pas hershme të privatësisë që po bëjnë.

Aktualisht me opsionet në “Default”, Facebook, arrin të mbledhë informacione të detajuara mbi të gjithë përdoruesit e tij, si psh adresat e tyre, anëtarët e familjes, pikëpamjet fetare, politike, lidhjet e ndryshme etj.

Big Brother në fjalë nuk ka nevoje të ndjekë në mënyrë të fshehur lëvizjet tuaja! Ata bëjnë të mundur që familjarët e tu, e dashura, miqtë e ngushtë, të dokumentojne duke etiketuar (taguar) dhe komentuar gati çdo lëvizje që ju bëni. Mos të flas pastaj për Foursquare :@!!!

Privatësia në Internet po zhduket dita ditës, kini kujdes, ruajeni ate!

Para disa ditësh Facebook bëri sërish disa ndryshime në opsionet e përdoruesve të tij! Më poshtë do ju tregoj disa nga ndryshimet që duhen bërë tek profili juaj (për të ruajtur atë pak privatësi që ka mbetur), të cilat nëse akoma nuk i keni modifikuar do ishte në avantazhin tuaj ta bënit.

Ruajtja e Privatesise

Ruajtja e Privatësisë

Klikoni tek Account -> Privacy Settings -> What your friends can share about you

çfare mund te ndajne miqte tuaj

Cfarë Mund Të Ndajnë Miqtë Tuaj

Fillimisht (nese nuk e keni bere akoma), këshilloj të ndryshoni opsionin “What Friends Can Share About You”.

Këtu do shikoni një listë me opsione të disponueshme për miqtë tuaj, mundesite qe ju jepen miqve mbi gjerat që ju vendosni ne profilin tuaj për ti ndarë me aplikacionet e ndryshme (pa dijeninë tuaj).

Sinqerisht nuk me pëlqen ideja e përdorimit të fotografive të mia nga të tjerët, apo të përdorimit të të dhënave të mia nga Farmville apo aplikacione të tjera!

Applications and Websites

Applications and Websites

Pastaj do shikoni një opsion të ri Instant Personalization!
Do shikoni që Facebook tashmë ka krijuar partneritet me faqe të tjera si docs.com, pandora.com dhe Yelp.

Ajo që Facebook sugjeron është që, të dhënat tuaja të jenë të disponueshme për këta “Partnerë” dhe, në momentin që ju të vizitoni ata, të jenë në dijeni se kush jeni dhe të kenë në dispozicion të gjitha të dhënat tuaja!

Personalizim i Profilit

Personalizim i Profilit

Klikoni tek Instant Personalization

Ruani Privatesine

Ruani Privatesine

Hiqni selektimin që Facebook ka vendosur në Default, për të ndarë të dhënat tuaja me të tjerët!

Konfrimoni Selektimin

Konfrimoni Selektimin

Konfirmoni selektimin e bërë më sipër

Rezultati perfundimtar

Rezultati perfundimtar

Shumica nga ju mund të thotë, “ska gjë, unë ju besoj si Pandoras si Yelp, janë serioze si faqe”! Problemi për mendimin tim nuk qëndron tek janë apo jo serioze këto Biznese, ka apo ska gjë për të fshehur dikush…

Problemi është që përdoruesit e Facebook nuk janë bërë anëtarë të tij nën këto kushte privatësie që ka tani… Problemi qëndron tek fakti që Facebook po i ndryshon letrat në tavolinë sipas qejfit të tij dhe sa herë që dëshiron, (ndryshimet në fjalë janë gjithmonë në interes të tij jo të konsumatorit, anetareve).

Një të nesërme do kuptoni që po shfrytëzoheni por do jetë tepër vonë, të dhënat e tua do jenë në pjatën e bizneseve më të mëdha botërore, do jenë ata që do vendosin çfarë është dhe çfarë nuk është e mirë për ju!

Përdoruesit duhet të fillojnë të edukohen rreth përdorimit të Internetit, duhet të tregoheni më të kujdesshëm, duhet të filloni të trajtoni privatësine me më shumë rëndësi!

Axhiornim:
Me sa duket për tu larguar komplet nga ndarja e informacionit tuaj me partnerët e Facebook si Pandora, Microsoft Docs dhe Yelp, duhet të vizitoni gjithashtu faqet në fjalë dhe të klikoni tek butoni Block Application! Nëse Facebook shton ndonjë partner tjetër do ju duhet ta bllokoni atë gjithashtu, ndaj vizitoni herë pas here këtë link për të parë partnerët e Facebook!

Blloko Pandora

Blloko Pandora


Blloko Microsoft Docs

Blloko Microsoft Docs


Blloko Yelp

Blloko Yelp

Ps: Për ata që po mendojnë “Kujt do i interesonte informacioni im? Kujt i plasi!” Jam i sigurtë që ka patur plot njerëz në Gjermani në fillimet e 1930 që kanë menduar pak a shumë të njëjtën gjë, pra “Regjistrimi i fesë? Po mirë le ta bëjnë!”. Sigurisht këto regjistrime feje nga fundi i dhjetëvjeçarit kane dhënë kontributin e tyre mbi shfarosjen e një rrace njerëzore!

Nuk dua te tingëlloj dramatik por “Ata që nuk mbajnë mend të kaluarën, janë të dënuar ta përsëritin atë!

{ 4 comments… read them below or add one }

Arber April 23, 2010 at 10:41 pm

Flm per infot e detajuara. Do t’i hedh nje sy privacise se FCB!

Reply

Tirana Calling April 29, 2010 at 7:23 am

Rrofsh Einar. Sapo i bera edhe une. Keta te FB jane bere vertet mistreca! 🙂

Reply

Hollow May 6, 2010 at 10:17 am

90% e popullsise facebookse 😛 besoj, nqs e kane marre mundimin per ta lexuar kete artikull mjaft te detajuar, jane ne dileme nese po flet per Marsin apo per tjegullat e catise. Po kjo nuk perben ndonje problem te madh. Ajo qe nuk arrij te kuptoj une eshte si mund te vazhdojne ta perdorin kete website (se ne fund te fundit facebook eshte thjesht nje site) njerez te cilet ja kane pakashume ate idene. Akoma me teper, me duket e cuditshme qe edhe te tjere qe “i marrin masat” per kureshtaret, vazhdojne ta perdorin edhe pse e dine mire qe – po te citoj ty – “Facebook po i ndryshon letrat në tavolinë sipas qejfit të tij dhe sa herë që dëshiron, (ndryshimet në fjalë janë gjithmonë në interes të tij jo të konsumatorit, anetareve).”
Eshte bere vertete nje mishmash tragjikomik historia dhe vete emblema konceptuale e Facebook bashke me perdoruesit e tij.

Se fundmi shkoi viral ky postim : http://www.rocket.ly/home/2010/4/26/top-ten-reasons-you-should-quit-facebook.html

Kur ta marrin vesh teresisht te mirinformuarit qe titulli i atij postimi duhej te ndryshonte ‘Facebook’ me ‘Social Networks’, ose do jete shume vone, ose shumica do jete vonuar deri ne koncept fetar.
.-= Artikulli i fundit nga Hollow blog ..Fat Stars =-.

Reply

Einar May 9, 2010 at 1:25 am

Hollow, nuk eshte e lehte te shkosh kundra mases!

Artikulli mesiper nuk eshte nje kerkese/thirrje qe te mos perdoret ky sherbim pasi do ishte nje thirrje e kote, boshe…

Ajo qe “personat te cilet jane koshiente” per çfare po ndodh me ate faqe/website apo qe “ju intereson te jene ne dijeni me çfare po behet me te dhenat e tyre” duhet te fillojne te edukojne dhe te tjeret, jo te imponohet mendim, por te trajtojne me kujdesin e duhur problematika te tilla (privatesine)!

Si fillim njerezit (gjithashtu dhe une vete) nuk duhet te vendosin te dhena te ndjeshme ne Internet (Nga te cilat dikush ka perfitime ekonomike pa dijenine tone)!

Ti mund te jesh larguar fare nga FB (psh) por ajo qe duhet te te shqetesoje eshte si miqte e tu do e perdorin FB e tyre, nese ti nuk je prezent (personalisht) me nje llogari, nuk do te thote qe miqte e tu nuk kane vendosur fotografi ku je dhe ti prezent… nuk do te thote qe miqte e tu nuk japin te dhena te tua te ndjeshme nepermjet FB (chatit), (siç shikohet tek ky artikull, nese e ndalon videon tek sek e 30, do shikosh qe arrihet te lexohet edhe nga ne, qe shikojme videon, ajo çfare po shkruan personi qe flet tek chati, nderkohe ai po na tregon ne qe FB ka probleme sigurie… lol ja ku katandiset privatesia…).

Pra edhe personat qe e dine shume mire se çfare po behet qendrojne ne FB, pikerisht per te tuteluar veten nga ajo çfare miqte e tyre vendosin… kane rralluar perdorimin… kane hequr te dhenat kritike… (me te cilat Farmville apo Zynga llogaritin se çfare te te reklamojne tek profili yt qe ti te klikosh etj etj)

Ndaj ajo qe tentoj eshte tu bej te ditur miqve te mi qe te kujdesen ata per veten e tyre ne menyre qe rrjedhimisht te “kujdesem” per veten time. 🙂

Ps: Faleminderit per komentin Hollow, kjo eshte nje tematike e cila do durim dhe kohe te trajtohet. Problemi eshte se nje shoqeri konsumatore si ajo ne te cilen jetojme (mendon se) nuk ka kohe te ndaloje dhe te diskutoje per gjera te tilla!

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: