Facebook apo Twittbook ?

by Denisi

facebook twittbook failSic mund te keni lexuar me pare Facebook po rinovohet.Nese akoma nuk keni pare axhiornimet e fundit qe jane bere, mund ti shikoni ketu.

Permbajtja e re e statusit te facebook qe ndodhet ne pjesen qendrore te faqes kryesore, tanime eshte me shume e ngjashem me Twitter.Do vini re sapo te logoheni ne Facebook qe permbajtja qe ofrohet ne mes te faqes jane axhiornimet e “miqve” tuaj, dhe axhiornime nga faqet e “fans”, “groups” qe keni qene te rregjistruar me pare, pra nje ngjashmeri e madhe me Twitter.Statusi i ri i Facebook

Lajmet ne faqen kryesore axhiornohen ne kohe reale dhe ju lejohet te shtoni komente dhe te merrni pjese ne biseda me njerezit qe rinovojne permbajtjen e statusit. Nese jeni nje perdorues i Twitter patjeter qe do kuptoni ngjashmerite per te cilat ju them.statusi_personal_eklipsi

E mira ketu qendron vetem tek mundesia qe ju jepet per te filtruar permbajtjen qe deshironi te shikoni ne faqen kryesore. Filtrat jane te listuar ne anen e majte te faqes kryesore. Ju lejon te filtroni permbajtjen ndermjet Fotove, Linkeve, Videove, etj. Mund edhe te fshihni menjehere axhiornimet e miqve qe deshironi. Kjo eshte shume e nevojshme nese ndonje nga miqte tuaj eshte i fiksuar me axhiornimin e shpeshte te statusit te tij.
Ju si mendoni pamja e re eshte me e bukur apo preferoni ate te meparshmen ? Personalisht me pelqen me shume kjo e reja pasi me kujton pak a shume Twitterin, por me nje grafike me te bukur… interesante do jete nese perdoruesve te Twitter do ju pelqeje ky modifikim dhe do preferojne Facebook, apo do i qendrojne besnike Twitterit 🙂

Ky modifikim do ndikoje mbi popullaritetin e Twitter ? Si mendoni na thuani cfare mendoni, komentoni me poshte.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: