EU ndryshon emrin, jo Europian Union por…

by er10n

Lajmi vjen pak dite pas polemikes se nisur nga administrata e qytetit te Birmingham ne Angli qe javen e kaluar ka vendosur qe nga te gjithe emrat e rrugeve te heqe apostrofet ( ” ) e gjithe kjo per te lehtesuar kerkimin ne navigatoret satelitare.

Kryebashkiakja e qytetit Francez “Eu” [ 8000 banore ne brigjet e La Manche ] ka vendosur te beje me shume duke propozuar nderrimin e emrit.

“Eu” ndodhet ne kufirin ndermjet Normandie dhe Picardie; dhe sipas Kryebashkiakes , Socialistes Francoise Gaouyer, turistet kane veshtiresi ne gjetjen e qytetit ne Internet, gjithashtu te hoteleve, me humbje te dukshme te klienteles per hotelet dhe aktivitetet tregtare.

Kur shkruhet fjala “Eu” ne te gjithe motorret e kerkimit, ne fakt, si rezultat shfaqet cdo gje perveç qytetit Francez. Por megjithate do te duhen te pakten 4 vjet per ta ndryshuar: Propozimi duhet te marre lejen e keshillit komunal, pastaj do ndjeke nje referendum popullor, ne fund pasi te jepet edhe ok i Parlamentit duhet te firmoset nga Kryeministri.

“Duhet ti pershtatemi modernitetit, sidomos ne nje bote ku Interneti eshte esencial.”

Ka deklaruar Kryebashkiakja ne te perditshmen ParisNormandie.

“Per te gjetur ne nje motorr kerkimi qytetin Eu duhet te shikohen shume faqe me pare qe nuk kane lidhje”

ka pranuar Jacues Richard, drejtori i entit te Turizmit Otsi (Office de Tourisme et de syndicats d’initiative).

“Sot gjithmone edhe me shume njerez organizojne pushimet e tyre ndermjet internetit.Nese nuk gjejne menjehere qytetin e Eu, me shume mundesi vendosin te kalojne pushimet e tyre diku tjeter”

perfundon Drejtori.

————————————————-

Te jesh Unik mendoj qe eshte nje menyre perfekte te besh reklame. Nje reklamues, nje grup , ose nje profesionist i SEO mund te vendosin ku te deshirojne nje adrese interneti te qytetit Eu. Per tu gjetur duhet qe fillimisht te jesh dhe te kesh dicka te veçante , unike. Nje pune profesionale dhe nje slogan perfekt, sigurisht te çojne drejt suksesit.

Megjithate nje lajm i tille te ben te mendohesh, kush e di… pas kesaj historie mund te jene pikerisht nje grup reklamues pasi ky lajm ne vetvete eshte nje reklame, dhe mendoj e goditur:) .

{ 3 comments… read them below or add one }

denny March 2, 2009 at 2:52 pm

Ndonjë publicitet i tillë do ti duhej dhe shqipërisë… të paktën sa për të ngritur lart imazhin e shqipërisë dhe atë të të gjithë shqipëtareve nëpër botë…! pasi kemi vërtetë nevojë për një gjë të tillë!

Reply

admin March 2, 2009 at 4:21 pm

Mendoj se do jete ndonje fushate publiciteti pasi te nderrosh emrin e nje qyteti eshte dicka e pakonceptueshme , megjithese nuk i dihet ….

Ne Shqiperi turizmi po shtohet cdo vit, te shpresojme qe do investoje edhe shteti Shqiptar ne reklamim te bregdetit tone 🙂

Reply

denny March 4, 2009 at 5:02 am

Po nuk është e thëne që të ndryshosh emrin për të bërë publicitet… ka lloje e lloje mënyrash për të bërë publicitete të ndryshme…. (dhe pa pagesë …!) shpresojmë për më të mirën…!!!

Reply

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: