Email nga Google Adsense? Tregoni kujdes nga phishing

by er10n

Google Adsense

Google Adsense

Nëse keni një llogari në “Google Adsense”, kontrolloni me kujdes email-et që ju vijnë. Këtë periudhë po lëviz në internet një mënyrë e re phishing, mos u trembni nëse në “inbox” apo tek kartela “spam” ju do gjeni një email me titull të tillë, “Google Adsense Account Disabled” megjithëse emaili duket sikur është nisur nga Google Adsense.

Duhet të kontrolloni sourcen e email-it pasi kohët e fundit ky lloj email-i “phishing” po sinjalizohet nga shumë persona në internet.

Kjo është forma me të cilën prezantohet emaili:

Forma e email-it

Forma e email-it

Nga emaili i mësipërm disa gjëra bien në sy:

a – Source i emailit ju tregon disa informacione por ajo që bie në sy është pjesa e selektuar e mëposhtme:

Pjesa e dyshimtë

Pjesa e dyshimtë

b – Emaili ka të bashkangjitur një file HTML, kur hapni sourcen e filet (kini kujdes në këtë pikë), brënda do shikoni që ka nje redirect tek një domain që nuk i perket Google! (adrese phishing)

Adresë Phishing

Adresë Phishing

c – Për të vërtetuar më tej që email-i është një phishing atëherë duhet te kontrolloni edhe reklamat tuaja, nëse shfaqen apo jo, dhe gjithashtu shikoni tek paneli i Adsense nëse keni ndonjë mesazh.

Ndaj emaili në fjalë (nëse ju është dërguar, duhet fshirë!)

Kini kujdes mos të bini pre i këtij sulmi.

Më tepër tek: Google AdSense Help

{ 1 comment… read it below or add one }

Granit November 21, 2009 at 1:55 pm

Une ju them te gjithve te kene kujdes, sepse njeher pesova nga kjo une dhe humba nje llogari ne google ads me 60$

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: