Eksperimentet me te vjetra shkencore akoma ne funksionim

by Einar

Truri njerezor

Tre eksperimentet më të vjetra shkencore po zhvillohen akoma nëpër hollet e ndërtesave të fizikës.

Më i vjetri është Oxford Electric Bell (Zilja elektrike e Oxfordit), e cila tingëllon vazhdimisht (mbi 10 miliardë herë.) që nga 1840, e fuqizuar nga disa bateri të cilave nuk u dihet përmbajtja.

oxford electric bell

Oxford Electric Bell

Në Dunedin, Zelandë e Re, Beverly Clock (Ora Beverly) është në funksion që nga 1864, pa nevojën e rrymës elektrike, pasi fuqizohet nga ndryshimet atmosferike.

Beverly Clock

Beverly Clock

Eksperimenti tjetër i cili mund të konsiderohet pak më i ri se të mëparshmit quhet Pitch Drop Experiment (Eksperimenti i rënies së piklës se katranit), i cili ka matur veshtullinë e katranit që nga 1927 duke regjistruar kohën ndërmjet rënieve të piklave nga një hinkë. Eksperimenti në fjale ka filmimet më të mërzitshme në bote, duke qene se ka një kamera (linku mms: per Windows media player) që e filmon vazhdimisht, megjithëse pikla e tetë, më e fundit, ra në vitin 2000, ndaj ajo e radhës pritet të bjerë së shpejti.

Pitch Drop Experiment

Pitch Drop Experiment

Atlas Obscura ka renditur disa kandidatë si eksperimentet e mundshme më të vjetra duke përfshirë edhe Rothamsted plots (Parcelat Rothamsted), të cilat janë përdorur në eksperimete agrikulture për mëse 300 vjetë.

Rothamsted Plots

Rothamsted Plots

Imazhet marre nga Wikipedia:
Oxford Electric Bell
Beverly Clock
Pitch Drop Experiment

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: