Edukimi online! Cfare na pret?

by Einar

Edukimi online

Pas pesë vjetësh, falas, në web do keni mundësinë të gjeni leksionet më të mira në Botë – tha Bill Gates në konferencën e Techonomy që u mbajt në Lake Tahoe, Kaliforni, në gusht të vitit të kaluar. “Do jetë më mirë se çdo Universitet” – përfundoi ai.

Ajo që skeptikët kuptuan me fjalët e Gates menjeherë ishte një model i të sotmes i edukimit online: “Një student i ulur përballë një ekrani i cili transmeton leksionin” – kjo është thjeshtë ajo që ne përtacët mendojmë!

Ajo që duhet kuptuar është se modeli i tanishëm i Universiteteve private është se janë shumë të shtrenjtë! Dikush mund të mendojë që të tilla Universitete shërbejnë dhe për një filtrim të mëtejshëm të studentëve, por ajo që vihet re është se disponibiliteti i profesorëve cilësorë është shumë i limituar krahasuar me kërkesën.

Çdo student i cili ndodhet në Universitet (sidomos ato publikë) momentalisht, apo e ka mbaruar atë, është koshient për faktin që shumë profesorë, pa frikë, mund ti krahasosh me robotët, te fshehur pas “statusit” të punëtorit, të prirur të gjejnë shfajësime ndaj mungesës së vullnetit apo cilësisë së tyre në dhënien e mësimit.

Nga ana tjetër profesorët të cilët impenjohen dhe janë të nivelit të duhur, të cilët janë të aftë dhe me të vërtetë të “mësojnë” dhe jo thjesht të “transmetojnë informacion”, gjënden në një numër të vogël.

Universitetet cilësore si Harvard, Stanford, MIT etj., kanë qenë me kohë të aftë të rekrutojnë dhe të paguajnë më të mirët, më cilësorët, kjo është arsyeja pse këto universitete u transformuan në “Élite“.

Sikur të ishte e mundur të vendosje sëbashku online më të mirën e të mirave, psh, leksionet nga profesori X në Harvard, profesori Y në Stanford, profesori Z në MIT ku të gjithë të kenë mundësinë e aksesit tek “të menduarit/leksionet” e këtyre profesorëve, kush do ishte ai që do refuzonte një Diplomë nga “XYZ”?

Nëse do kishit një Diplomë nga “XYZ” do kishte rëndësi se nga ku e morët (vendndodhja)? Do kishit mundësinë të Diplomoheshit nga shtëpia juaj, ku kostot e jetesës ndoshta nuk do ishin aq të larta sa në qytetet ku ndodhen këto universitete, Boston apo San Francisco.

Shumë sipërmarrje/biznese të reja po huazojnë talentin e botës akademike apo teknologjinë e lojrave online, për të krijuar simulacione dhe forma të tjera të “të mësuarit” interaktiv.

simulator interaktiv

simulator interaktiv

Avantazhi i të mësuarit online (në të ardhmen) do jetë dhe aktivizimi i komponentit të “praktikës”, gjë që mungon tek e “mësuara online” e sotme, do jetë e mundur të matësh dhe të demonstrosh kapacitetin, aftësi që testimet/provimet e thjeshta nuk e kanë.

Nëse unë i përgjigjem 95% të testit në universitet mirë, nënkupton që unë kam asimiluar mirë informacionin që kishte si subjekt testi, nuk nënkupton që unë mund ta aplikoj atë në mënyrën e duhur, apo të mendoj në mënyrë kritike, apo të kem aftësinë të marr vendime të sakta dhe të shpejta. E gjitha kjo do jetë e mundur në të ardhmen me trajnimet online interaktive.

Nëse jeni akoma skeptikë mbi këtë koncept, konsideroni faktin që pilotët e linjave ajrore të cilët ju zbritën në destinacionin tuaj herën e fundit, kanë marrë gati të gjithë trajnimin e tyre në simulatorë fluturimi.

Arsyet e shumta që jepen kundra mendimit të Gates, tingëllojnë pak a shumë si ata që kundërshtojnë faktin që nuk do kenë sukses Kindle dhe iPad për të lexuar libra online pasi nuk do jetë e njëjta eksperiencë si më parë, si psh ndjesia e shfletimit të faqeve të një libri, apo nuhatja e letrës dhe bojës…

Aktualisht mund të gjënden (ashtu siç ne konceptojmë “edukimin online”) materiale të ndryshme akademike në internet dhe të gjitha janë me hyrje të lirë si psh:

Academic Earth me një listë të gjerë Universitetesh

Khan Academy I cili me sa duket është mësuesi i preferuar i Bill Gates

Për të mos harruar leksionet e famshme të MIT

Yale me kurset e hapura dhe me kanalin ne YouTube.

Universiteti i Kalifornise Berkeley me webcast-et e saj.

David Harvey me leksionet e tij falas online

UCLA me kursin e gazetarise

University of Notre Damme me video leksionet ne faqen e tyre

Harvard me kanalin ne YouTube dhe me videot ne sitin e tyre.

Kanali ne YouTube i Institutit Indian te Teknologjise IIT.

Stanford me kanalin e tyre ne YouTube

Cambridge me videot ne faqen e tyre dhe kanalin ne YouTube

Instituti Ludvig Von Mises me faqen e tyre dhe me kanalin ne YouTube

Gjithashtu dhe projekti Gutenberg ka një sasi të konsiderueshme të librave online falas për të gjithë! Ketu keni listën me librat me te shkarkuar tek Gutenberg.

Disa linke te tjera sugjeruar nga Michelle Peng e EducatorLabs.

Free Learning Podcasts.

Life After High School.

The Guide to Getting a Masters in Education.

Open Culture Free Courses from Universities.

22 Life Lessons for Kids.

Nëse po mendoni që gjuha do jetë nje pengesë, shikoni më poshtë një nga aplikacionet e fundit në dispozicion për iPhone!

Kjo nuk do të thotë që momentalisht është arritur ajo që Gates ka parashikuar! Thjesht mendoj që duhet parë më kujdes orientimi i edukimit online në të ardhmen, pasi me siguri do mahnitemi me shpikjet që do vijnë!