EBay shet Skype

by Einar

skype

skype

Te Enjten EBay do bëjë të njohur publikisht lajmin për marrëveshjen e bërë nga ajo në shitjen e “Skype Internet Calling Division” ndaj një grupi privat investitorësh lajmi u konfirmua nga dy persona të cilët janë të informuar rreth çështjes.

Grupi investues mund të përfshijë edhe “Andreessen Horowitz”, një firmë e re e drejtuar nga bashkë-fondatori Marc Andreessen. Gjithashtu u konfirmua edhe lajmi që një firmë me qendër në Londër e cila ishte më herët një nga investuesit e Skype, dhe firma private “Silver Lake Partners” përfshihej gjithashtu në këtë marrëveshje.

Një çmim përfundimtar akoma nuk është bërë i ditur, por EBay ka bërë të ditur që pretendon rreth 2 bilionë $ për Skype, e cila është në rrugën e arritjes së një fitimi prej 600 milionë $ këtë vit.

Një zëdhënës i Skype, Alan Marks, nuk bëri komente rreth lajmit. Z. Andreessen është në bordin drejtues të eBay-t.

EBay e bleu Skype në 2005, duke ja kaluar Google dhe Yahoo në një marrëveshje e cila është konsideruar si një nga transaksionet më të dobëta të teknologjisë e 10-vjecarit te fundit, duke përfshire edhe pagesat e Fondatorëve të Skype, çmimi përfundimisht arriti në 3.1 bilione $. EBay më vonë vuri në treg një vlerë prej 900 milionë $ të vlerës së Skype pasi u arrit në përfundimin që Skype nuk ishte një kompani e përshtatshme për synimin e Ebayt në biznesin e e-commerce.

Megjithëse EBay kishte deklaruar që po planifikonte një ofertë publike për Skype për vitin e ardhshëm, ajo ka patur kontakte me kompani të ndryshme dhe me grupe investitorësh të interesuar në blerjen e shërbimit. Fondatorët e Skype, Niklas Zennstrom dhe Janus Friis, kontaktuan firma të ndryshme private me qëllimin e arritjes së një çmimi për kompaninë e tyre, por nuk arritën në çmimin të cilin EBay pretendonte, dhe është vënë re që palët në fjalë janë në konflikt në një gjykatë Angleze për pronësine protokollit peer-to-peer që qëndron pas teknologjisë së shërbimit të Skype. Çështja do diskutohet në një gjykatë Angleze vitin e ardhshëm.

Muajin e fundit, Ebay kishte disa kontakte me Google për blerjen e Skype. Por Google u largua nga një mundësi e afërt e mbylljes së marrëveshjes, pasi mendoi që zgjatja e kohës së arritjes në një çmim përfundimtar mund ta dëmtonte.

Google gjithashtu kishte dyshime pasi patja nën pronësi të Skype-t mund të sillte një largim të klienteve të cilët përdornin software-n Android të Google në telefonët e tyre.

Nuk është akoma e qartë nëse Fondatorët e Skypet janë të përfshirë në marrëveshjen e re dhe të jenë tërhequr nga pretendimet e tyre ligjore kundrejt EBayt.

{ 3 comments… read them below or add one }

Mandi September 1, 2009 at 6:00 pm

Do ishte me interes se si mund te shihet e ardhmja e Skype ne castin qe nderron pronar. Ndoshta 2 personat qe konfirmojne lajmin mund te dine me shume? 🙂
.-= Mandi´s last blog ..Shkarkuesit e paligjshem te mediave nga interneti shpenzojne me shume per to =-.

Reply

Einar September 1, 2009 at 8:19 pm

Presupozoj qe priten investime dhe rritje rrogash… 😀

Reply

psaraci September 1, 2009 at 9:25 pm

Pershendetje Mandi,
Blerja e Skype nga Ebay ne vitin 2005 u shoqerua me skepticizem te konsiderueshem per nje kohe te gjate. I gjithe ky skepticizem pati nje lloj konfirmimi dhe nga vete EBay kur para pak kohesh, por dhe me pare, ka deklaruar se nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar asnjehere nje sinergji e plote mes Skype dhe Ebay. Skype eshte konsideruar si nje “departament” i EBay por shume i pavaruar megjithese i perkiste Ebay me aksione 100%. Por kjo vjen si rezultat sepse keto dy “kompani” le te ti quajme, kane synime te ndryshme, sherbimet dhe qellimet e njera tjetres nuk perputhen ne shume pika.
Pra duke e pare vetem nga ky kendveshtrim, atehere kjo shitje e Skype eshte nje absolutisht nje shenje pozitive per Skype si nje firme totalisht e pavarur tashme.
Duke patur kete pavaresi, atehere mundesite qe mund te krijohen jane dhe me te shumta dhe fakti qe Skype eshte i lire te ndermar vendimet e tij ne baze te strategjise dhe potencialit te tij do ti japi nje shtyse te madhe.
Gjithashtu duhet permendur se grupi i investitoreve qe blen Skype jane teper te fuqishem dhe shume te suksesshem.
Pra, nder shume aspekte te tjera qe per arsye kohe nuk mund ti permend ketu, por duke mare parasysh faktet te permendura me siper, jam i sigurt se nje epoke e re do te filloj ne Skype e cila do te jete akoma dhe me e suksesshe.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: