Video e mëposhtme është një rezultat i një eksperimenti, i cili tenton të imagjinojë se si do jetë jeta e përditshme e njerëzve pas disa vitesh, kur këto teknologji do të jenë të aksesueshme për të gjitha shtresat e popullsisë.
Së shpejti do kemi në treg “ekrane të dyfishtë“, “ekrane të lakueshëm“, ekrane të ndërlidhura me lidhje wifi me pasqyrat (e banjos?), tavolinat apo me dyert e objekteve shtëpiake të veshura me ekranet e-ink, ekrane me kontrast të lartë nën dritën e diellit, ekrane holografike, apo ekrane të cilët janë në “dijeni” kur janë në një ndërlidhje me ekranet e tjera falë transmetuesve dhe mikrofoneve.
Projekti në fjalë i cili bëri të mundur videon e mësipërme quhet OpenInnovation. Interesante është të lexosh dhe diskutimet, idetë, sugjerimet e shkëmbyera, gjatë ndërtimit të këtij projekti, ndërmjet organizatoreve dhe të apasionuarve të tij.








{ 3 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
WOW, me te vertete nje video fantastike
Vetem ne filma kam pare gjera te tilla, fantastike
e forte